Aktori me famë botërore Leonardo di Caprio duket se nuk e ka harruar çështjen e “Vjosës”.
Me anë të një postimi në median sociale Instagram ai njofton ndjekësit e tij se “qeveria Shqiptare është vetëm një hap larg shpalljes së Vjosës, Park Kombëtar”.
“Qeveria e Shqipërisë është një hap pranë shpalljes së Parkut të parë Kombëtar të lumit të egër në Evropë. Kjo pasi së fundmi ka partneritet me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope. Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë”, shkruan ai.
Muajin e kaluar Qeveria shqiptare u zotua se do ta mbajë atë kështu të mbrojtur.
Ajo u angazhua për mbrojtjen e Vjosës dhe degëve të saj duke krijuar Parkun e parë Kombëtar të lumit të egër në Evropë.
Kështu së bashku me organizatën amerikanë “Patagonia” u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit. Kjo bene që Vjosa Park Kombëtar të hyj në një fazë të re.
Brenda 45 ditëve nga nënshkrimi i këtij Memorandumi, do të ngrihet grupi i punës. Grupi do të udhëheqjet nga ministrisa e Turizmit dhe Mjedisit.
Detyra e këtij grupi pune do të jetë të hartojë një propozim të plotë dhe profesional për statusin e Parkut Kombëtar. Kjo përmes zoonimit dhe përcaktimit të kufijve të Parkut Kombëtar, konsultimin me palët e interesit. Do të shqyrtohen edhe mundësite e zhvillimit të eko-turizmit.
Në këtë mënyrë Patagonia dhe ministria u zotuan se do të punojnë së bashku me qëllim arritjen e shkallës më të lartë të mbrojtjes.
Rrugëtimi i Vjosës deri në këtë pikë nuk ka qenë pa pengesa – ndonëse në janar të këtij viti ajo mori statusin “Park Natyror” duke u bërë për herë të parë pjesë e zonave të mbrojtura.
Prej vitesh i gjithë sistemi ka qenë ‘pre’ e projekteve të digave.
ObserverKult
Lexo edhe: