Nga: Roberta Petrignani
“Lërini të qeta. Lërini të qeta ato nëna që flasin me fëmijët që nuk i kanë më në jetë. Nuk janë të çmendura! Dialogu i tyre është i heshtur.
Nëse ndonjëra flet me zë të lartë, mos mendoni se është e çmendur. Mos e shihni me mëshirë.
Ajo flet me atë që ju nuk e shihni dot. Nënat që i ndiejnë fëmijët e tyre, nuk kanë nevojë t’i shohin ata për t’u folur.
Nënat e fëmijëve që nuk jetojnë më, zhyten në kujtimet e tyre. Jetojnë gjithë kohës me ëndrra.
Ato presin natën për t’i takuar fëmijët në ëndrra dhe ditën për t’ua treguar të tjerëve çfarë kanë biseduar. Lërini të qeta nënat e fëmijëve që kanë ndërruar jetë.
Ato e dinë se dashuria nuk ka fund, edhe kur zemra është e lënduar dhe e copëtuar nga dhimbjet.
Ecin të gjitha bashkë nënat e fëmijëve që kanë ndërruar jetë. I ofrojnë njëra-tjetrës ndihmë dhe ngrohtësi, kur akulli i vetmisë i përshkon ato dhe vdekja u rrëqeth shpirtin.
Ndaj, lërini të qeta nënat e fëmijëve qënuk jetojnë më.
Për to, ata janë ende të pranishëm dhe në jetë. Kjo gjë u mjafton për të folur me ta”./Living
ObserverKult
Lexo edhe:
FABRIZI: NËNAT NUK DUHET TË VDESIN ASNJËHERË!
Nëna ime më la pas tre muajsh vuajtje nga një sëmundje e rëndë. Më kërkonte të falur, sepse i dukej sikur më mundonte teksa e çoja tek mjekët për t’u kuruar. Nënat nuk duhet të vdesin asnjëherë.
Mund të zhduken për pak kohë, por të shfaqen sërish kur të kemi nevojë për t’i parë prapë, sikur edhe për një çast.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult