Çapajev Gjokutaj: Kush tha se dashuria shteron?

Çepajev Gjokutaj

Nga Çapajev Gjokutaj

Buzëmuzg pashke tek kodrat e liqenit. Para meje çapitet një çift në kufijtë e sipërm të të 70-ave. Burrri nis e rënkon.
Çfarë ke?, e pyet gruaja. Zëri përcjell dhembshuri e shqetësim njëherësh.
Asgjë, thotë i moshuari dhe i vë dorën në krah.
Po pse rënkon atëhere!?, pyet gruaja me një bezdi të shtirur.
Që të të vijë keq ty, thotë i moshuari.
Toni i zërit nuk më ndihmon të dalloj nëse vërtet kërkon vemendje, apo po bën alkimistin: përpiqet të shndërrojë dhimbjet e moshës në përkëdheli.
Kush tha se dashuria shteron?, them me vete. Gjëllin përherë, vetëm se ndërron trajtë dhe intesitet. Si drita që po bëhet fir në horizontin e këtij buzëmuzgu…

ObserverKult

Lexo edhe:

ÇAPAJEV GJOKUTAJ: NJERIU KA NEVOJË PËR TË VËRTETA E PËRRALLA

Ia dha gurit dhe e çau, ia dha drurit dhe e thau, ia dha njeriut dhe ky s’u dha.

Jo se njeriu ishte më i fortë, mishi dhe kockat janë kueku më të dobëta, por se njeriu kishte aftësinë të shpikte e të trillonte, të bënte shkencë e të krijonte art e fe.

Ndaje grurin nga egjra, do hidhej Lilua, shih shkencën e leri trillimet me fera e xhixhilera. Kush ua pa hairin trillimeve e gënjeshtrave!?

E megjithatë pa artin e fetë thesaret e njerëzimit do ishin shumë më modeste, kurse përparimi moral dhe ai shpirtëror do çapiteshin me ritëm çalamani.

Njeriu ka nevojë për të vërteta e përralla, tha poeti.