Lërmë të të tregoj me duar ëndrrat e mia…

ALBERTO RUY SÁNCHEZ
(Meksikë, 1951)
NË BUZËT E UJIT (Fragmente)

Nata, në humbellën e duarve të tua këndon si një det i furishëm. Shpina ime mbushur me gjurmët e një vale që hyn butë-butë dhe duke fërkuar tërhiqet sërish.

*         *        *

Hyn në veshët e mi duke vizatuar kërmij deti: brenda shpie stuhitë e tua, ciklonet e tua, humnerat e tua. Zëri yt zbret nëpër fytin tim. Po ashtu, në sytë e mi hyn vështrimi yt: sytë e tu e ndryshojnë ngjyrën njësoj si uji. Me gjoksin tënd hyn në gjoksin tim: lëkura kundërshton duke bërë vorbulla. Në bregun e poshtëm të barkut tim këllqet e tua, vazhdimisht, lënë lakoren më të dhunshme të dallgëzimit tënd: po lag plazhet e mia, i godit ato dhe i përpin. Shkuma jote përzihet me shkumën time, njësoj si buzët e tua me të miat.

*         *        *

Trupi yt i ujët këndon. Zërat e tu më marrin dhe më shpien në rrjedhën e tyre. Në natën e duarve të tua hulumtoj gjithë ëndrrat e tua. Lërmë të të tregoj me duar ëndrrat e mia.

Përktheu Bajram Karabolli

ObserverKult


Don Kishoti

Lexo edhe:

BAJRAM KARABOLLI: JA PSE DUHET TA LEXONI DON KISHOTIN

Pesë arsye pse duhet ta lexoni Don Kishotin

Nga Bajram Karabolli

Don Kishoti është një parodi për librat kalorësiakë, për kalorësit endacakë, është një tallje, është plot humor.

1. Leximi i Don Kishotit nuk është punë akademike: asnjë nga mësuesit e Gjuhës dhe Letërsisë Spanjolle nuk e ka kërkuar si lexim të detyrueshëm këtë vit. Pra nuk është punë akademike, as nuk duhet ta bëni gjatë kursit; ju duhet ta lexoni vetëm sepse ju pëlqen. Është një sfidë personale: të dish që ke mundur të lexosh një vepër kaq të gjatë dhe të rëndësishme; të jesh në gjendje ta thuash, ta ndash, ta tregosh, të flasësh për të…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult