Bajram Karabolli: Ja pse duhet ta lexoni Don Kishotin

Don Kishoti

Pesë arsye pse duhet ta lexoni Don Kishotin

Nga Bajram Karabolli

Don Kishoti është një parodi për librat kalorësiakë, për kalorësit endacakë, është një tallje, është plot humor.

1. Leximi i Don Kishotit nuk është punë akademike: asnjë nga mësuesit e Gjuhës dhe Letërsisë Spanjolle nuk e ka kërkuar si lexim të detyrueshëm këtë vit. Pra nuk është punë akademike, as nuk duhet ta bëni gjatë kursit; ju duhet ta lexoni vetëm sepse ju pëlqen. Është një sfidë personale: të dish që ke mundur të lexosh një vepër kaq të gjatë dhe të rëndësishme; të jesh në gjendje ta thuash, ta ndash, ta tregosh, të flasësh për të…

2. Don Kishoti është një parodi për librat kalorësiakë, për kalorësit endacakë, është një tallje, është plot humor. Është e vërtetë që ne nuk i njohim librat kalorësiakë aq sa lexuesit e Shekullit të Artë dhe nuk mund të qeshim me ta, por humori e mbush librin: marrëzitë e don Kishotit, shprehjet e Sanço Pançës, sajesat e personazheve të veprës, për të na provokuar më shumë se çmenduria e don Kishotit…

3. Vepra trajton vlera të nevojshme si liria, miqësia, lufta për të realizuar ëndrrat… Pra, nuk janë pak.

4. Thuhet se folësit e rëndomtë të gjuhës së nënës së tyre, mund t’ia dalin për t’u marrë vesh edhe me rreth 250 ose 300 fjalë. Një folës mesatar spanjoll, apo i çdo gjuhe mund të përdorë rreth 1000 fjalë dhe një folës i arsimuar mund të arrijë në 5000 fjalë; te Don Kishoti ne mund të mësojmë më shumë se 22.000 fjalë të ndryshme. Servantesi duhet t’i ketë njohur, kur i ka shkruar këto fjalë në veprën e tij, kështu që edhe ne, në qoftë se do t’i njohim, do t’i përdorim…

5. Na pëlqen t’u ngjajmë personazheve të famshëm dhe të mirë. Duam apo s’duam, ne i ngjajmë don Kishotit ose Sanço Pançës: përdorim shprehje të ngjashme me ato të tyre, flasim të njëjtën gjuhë si ata, njohim vendet ku ata kalojnë, jetojmë në të njëjtin vend ku jetojnë ata, hamë të njëjtat gjëra që hanë ata, marrim pjesë dhe kemi të njëjtë kulturë me ta. Ne nuk duhet të bëjmë asnjë përpjekje për t’u ngjasuar me këta personazhe të njohur në mbarë botën, të përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët e botës dhe të botuar në të gjithë botën e qytetëruar./Letërsi dhe Filozofi

ObserverKult

Lexo edhe:

KUR E TAKOVA PËR HERË TË PARË DON KISHOTIN…