Letra që shkrimtari i njohur amerikan, Henry Miller, i pati shkruar të dashurës, Anais:
“…Pa mundur që ju ta vinit re, unë jetoja vazhdimisht me ju. Por kisha frikë ta pohoja – druhesha se mos trembeshit.
Sot kisha ndërmend t’ju çoja gjer te dhoma për t’ju treguar akuarelët e mi. Por m’u duk diçka aq e fëlliqur t’ju çoja në atë dhomë mjerane hoteli.
Jo, nuk mund ta bëjë këtë gjë. Ju do të më çoni ndokund – në koliben tuaj, siç e quani. Çomëni atje, që të mund t’ju marrë në krahët e mi.
Dhe gënjej, Anais, kur them që nuk dua t’ju adhuroj. A e prisnit që t’jua thosha këtë gjë? Kur pash filmin e Pagnol-it, Mariusin, ëndërroja për ju – ju jeni si ajo anija që niset në det, e vela i keni plotësit të shpaluar, ndërsa drita e diellit ju lazdrohet në trup…
…Anais, nuk di se si ta përshkruaj atë çka përjetoj. Jetoj në pritje të përhershme. Ti vjen dhe koha rrjedh si në ëndërr.
Pikërisht kur ikën, bëhem përnjëmend i vetëdijshëm për praninë tënde. Por atëherë është tepër vonë. Ti më topit…”/konica.al
ObserverKult
Lexo edhe:
HENRI MILLER: ÇDO GJË PARA SË CILËS MBYLLIM SYTË SHËRBEN PËR TË NA MPOSHTUR NEVE NË FUND
“Çdo gjë para së cilës mbyllim sytë, çdo gjë prej së cilës ikim, çdo gjë që mohojmë, denigrojmë ose përçmojmë, shërben për të na mposhtur neve në fund.
Ajo që duket e ndyrë, e dhimbshme dhe djallëzore, mund të bëhet një burim i madh i bukurisë, kënaqësisë dhe forcës, nëse me të përballemi me mendje të hapur.
Secili moment është i artë për atë që e ka vizionin për ta njohur atë si të tillë”…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
HIMNI PËR LUMTURINË I HENRY MILLERIT
Nga Enrico Franceschini
“Nuk kam para, as burime, as shpresa. Jam njeriu më i lumtur në botë”. Do të mjaftonte kjo frazë për të më bërë të rilexoja Tropikun e Gaforres, romanin e mallkuar me të cilin Henry Miller zbuloi talentin e tij.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult