Letër dashurie: Gjithë çfarë mund të bëj, është të ziej përbrenda, e të shpresoj që ta kuptosh si ndihem në të vërtetë…

“Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht të të shohin ty. Ti nuk e kupton, natyrisht, EB, sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë…”.

Richard Burton i shkruante kështu Elizabeth Taylor, duke i treguar se sa i paduruar ishte malli për të.

Ndër historitë e dashurisë së aktores së njohur amerikane, ajo me aktorin Burton është ndoshta më romantikja.

Ata u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Kleopatra” në vitin 1963, ku Burton interpretoi rolin e Mark Antony.

Rolet që kishin në këtë film, do të ndikonin në krijimin e një raporti tjetër mes Elizabeth dhe Richardit. Shumë shpejt ata do ta gjenin veten të përfshirë nga pasioni për njëri-tjetrin. Në atë kohë Elizabeth ishte e martuar me Eddie Fisher. Në takimin e parë ai do ti thoshte se: ”A ju ka thënë dikush që jeni shumë e bukur!”.

Historia e tyre është ndër të veçantat

Elizabeth do të kujtonte se në atë kohë Burton dilte me një femër tjetër, dhe do të shprehej se “ai ka pranë gruan më të bukur të kohës dhe del me një femër si ajo”. Me gjithë skepticizmin ndaj njëri tjetrit, pasi Burton mendonte se Taylor ishte një aktore e patalentuar, gjithçka do të ndryshonte gjatë xhirimeve. Gjithçka ndryshoi në skenën e tyre të parë kur Burton harron tekstin dhe ajo e ndihmon.

Më pas gjithçka ndryshoi, pasi të dy u përfshinë në një raport që do të shqetësonte dhe regjisorin e filmit i cili do ti thoshte: Mblidhe mendjen, o do të bëhesh një aktor i madh, o një njeri i zakonshëm që bie në dashuri dhe Burton do ti përgjigjej “të dyja”.

Vetëm një vit pas xhirimeve të filmit ata do të martoheshin për t’u divorcuar pas dhjetë vitesh. Historia e tyre është ndër të veçantat pasi ata u rimartuan sërish një vit pas divorcit. “Ajo është e bukur përtej ëndrrave të pornografisë”, shprehej ai.

Pas ndarjes nga Taylor ai pati një martesë tjetër, por lidhja me aktoren më të bukur të kohës duket se ka lënë gjurmë tek ai.

Pas vdekjes së tij më 1984 në moshën 58-vjeçare, u gjet ditari i tij i fshehtë ku kishte shënuar gjithë mendimet për dashurinë për Elizabet Taylor.

U solla në një mënyrë që më bënte të dukesha si gomar

Ai nuk fsheh xhelozinë kur burra të tjerë shihnin gruan që dashuronte, pasionin për pijen apo dhunën që ushtronte ndonjëherë. ”Dje ishte një tjetër ditë e tmerrshme. U solla në një mënyrë që më bënte të dukesha si gomar.

E fyeja, isha i pirë, dhe e justifikoja vazhdimisht veten, për ta filluar sërish trajtimin e ashpër nga e para. Ndonjëherë më duket se i ngjaj aq shumë tim eti, saqë më kapin të ngjethura. Ai kishte të njëjtën gjë për ti bërë keq përmes gjuhës mamasë sime, të njëjtën dhunë, të njëjtën besnikëri që kam unë ndaj Elizabethës”, shkruante ai në ditar. Burton ka shkruar dhe mendimet më të holla, duke mos fshehur dobësinë për të.

Nuk ishte vetëm ai që e vuante këtë dashuri

Por nuk ishte vetëm ai që e vuante këtë dashuri. Të njëjtën gjë ka ndjerë dhe Elizabeth. Ja çfarë i shkruan ajo në një letër pak para divorcit: ”I dashur (ende) burri im! Sa do doja të të tregoja dashurinë që ndjej për ty, frikën, dëshirën e brishtë e kafshërore – (me ty) – xhelozinë time, krenarinë, inatin tim ndaj teje ndonjëherë.

Të gjithë dashurinë time për ty, dhe dashurinë që ti shpalos për mua – do doja të shkruaja për të gjithë këtë, por nuk mundem. Gjithë çfarë mund të bëj, është të ziej përbrenda, e të shpresoj që ta kuptosh si ndihem në të vërtetë. (Ende) Gruaja jote. P.S. Oh dashuri, mos na lër më kurrë ta marrim njëri-tjetrin për të mirëqënë! P.P.S. 10 vjet nuk janë pak!”/gazetadita.al

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

LETËR DASHURIE: AJO QË NDJEJ PËR TY ËSHTË MË SHUMË SE DASHURI…