Letër dashurie e Friedrich Schiller-it për konteshën Marti Von Auhausen e shkruar më 7 dhjetor 1784
Kam qenë i sigurt që nuk do të më detyronit ta shkruajë një letër të këtillë. Aq shumë kam dëshiruar që kurrë mos ta shkruajë letër të këtillë. Dhe, çka bëjë tani, derisa ju ‘dragojtë’ brenda vetes po i zbusni.
Tani po ngrihem nga dyshemeja, e më kujtohet kur ti më thoje se më doje. Dhe më tutje nuk dua ta shkruajë këtë letër. Dhe nuk e shkrova, por ti e ke shkruar për mua. Ka mundur e tëra të përfundonte që mëngjesin e parë, që mos të më lejonit që t’ju pëlqeja, që mos t’ju dua aq shumë e që netëve mos t’i lusja yjet ta parandalonin ndarjen nga ti.
Më kanë mbetur si ngushëllim vetëm ditët kur mbizotëronte buzëqeshja, kur e kam ndjerë që jam me ty, që me ty mund të arrijë çdo gjë, dhe kur mendoja se edhe ti poashtu dëshiroje të jesh me mua, e dashura ime.
Tani ik kur të vijë unë, e kthen kokën kur them diçka. Në çka kam gabuar? Vetëm pse të dua? Më ka mbetur një boshllëk në zemër. Më nuk pyes ‘pse’, pasi që kjo nuk është pyetja e duhur… I mbështjellur me heshtjen tonë dhe edhe më tutje nuk e di si ta humb shpresën, më ndihmo së paku në këtë…/ObserverKult
————————————-
Lexo edhe: