Letër dashurie nga Leo Tolstoy: Shpirtin, njerëzit duhet të mësojnë ta njohin…

Leo Tolstoy
Lev Nikolayevich Tolstoy

Shkrimtari rus, Leo Tolstoy, në një letër të vitit 1856 kështu ia shpreh ndjenjat e zemrës të fejuarës së tij, Valeria Arsenev.

“Tashmë unë dashuroj bukurinë tënde, por ky është vetëm fillimi i dashurisë në ty në atë çfarë është e përjetshme në zemrën dhe shpirtin tënd.

Për bukurinë, njerëzit mund të bien në dashuri brenda një ore, dhe po aq shpejt kjo dashuri mund të mbarojë. Por shpirtin, njerëzit duhet të mësojnë ta njohin.

Besomë, asgjë në botë nuk fitohet pa punë, madje as dashuria, ndjenja më e bukur dhe më e natyrshme.”

ObserverKult


Lexo edhe:

TOLSTOY: KUR DASHURONI DIKË, DUAJENI ATË PËR PERSONIN QË ËSHTË, DHE JO SI DO TË DËSHIRONIT TË ISHTE…

Leo Tolstoy, shkrimtari, filozofi rus dhe një nga novelistët më të mirë në botë, njihet kryesisht për kryeveprat e tij Lufta dhe Paqja (1865–69) dhe Anna Karenina (1875–77), të cilat konsiderohen si ndër veprat më të mira të shkruara ndonjëherë.

Në veprat e tij, Tolstoy prek tema si: rëndësia e jetës familjare, kërkimi i kuptimit të jetës etj.

Duke pranuar faktin se vdekja është e vetmja siguri në jetë, Tolstoy arrin në përfundim se kuptimi i jetës nuk mund të vijë nga arti, shkenca apo filozofia.

Ai vdiq nga pneumonia, tetëdhjetë e dy vjeç, në stacionin hekurudhor të Astapovo, një fshat i largët rus dhe fjalët e tij të fundit ishin: Ikni! Ne duhet të ikim!..

Në vazhdim po ju sjellim thënie të zgjedhura të Tolstoy:

– Ka vetëm një mënyrë për të qenë i lumtur: të jetosh për të tjerët…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU