Salman Rushdie: Pse disa s’kanë fare turp?

salman rushdie

Nga Salman Rushdie

Pasi e tradhtoi në shtëpinë e perversioneve të të atit, Saladin Çamça refuzoi ta takonte Zinatin apo t’u përgjigjej mesazheve që linte ajo në recepsionin e hotelit. Milionerët po mbaronte, tuneut po i vinte fundi. Koha për t’u kthyer. Pas festës së natës së fundit, Çamça u nis të shkonte në shtrat. Në ashensor një çift i ri, që duke qartë që ishin të porsamartuar, po dëgjonte muzikë me kufje. Djaloshi i murmuriti së shoqes:
-Dëgjo, më thuaj. A të dukem ende i huaj ndonjëherë?

Vajza buzëqeshi me dashuri, tundi kokën nuk dëgjoj dhe hoqi kufjet. Ai përsëriti me seriozitet.
-A nuk të dukem ende ndonjëherë i huaj?
Ajo, me një buzëqeshje të vendosur, mbështeti për një çast faqen mbi supin e tij të lartë kockor.
-Po, një ose dy herë, – tha dhe vuri sërish kufjet. Ai bëri të njejtën gjë me një pamje mjaft të kënaqur nga përgjigjja e saj. Trupat e tyre rigjetën edhe një herë ritmet e muzikës së regjistruar. Çamça doli nga ashensori. Zini ishte ulur në dysheme me shpinën pas derës.

Në dhomë ajo mbushi një gotë të madhe me uiski.
– Po sillesh si fëmije, – i tha. – Duhet të të vijë turp.
Atë pasdite ai kishte marrë një pako nga i ati. Në te ishte një copë e vogël druri dhe një numër i madh bankënotash, jo rupi, por paunde: hiri, si të thuash, i një peme arre. Ishte plot ndjenja të ngatërruara dhe meqë Zinati ndodhej aty, ia nxori asaj.
– Kujton se të dua? – i tha duke folur me një ligësi të qëllimshme. – Kujton se do të rri me ty? Unë jam i martuar.

– Nuk dua të rrish për mua, – i tha ajo. – Për çudi, e doja për ty. Para disa ditësh kishte shkuar të shite dramatizimin indian të një historie të Sartrit me temën e turpit. Në original një burrë dyshon për pabesi nga ana e së shoges dhe ngre një kurth për ta kapur. Shtiret sikur do të largohet për një udhëtim pune, por kthehet pas disa orësh për ta përgjuar. Përgjunjet për të parë nga vrima e qelësit të portës kryesore. Pastaj ndjen një prani pas vetes, kthehet pa u ngritur dhe ja tek është ajo, që e vështron nga lart me ndot dhe neveri.

Kjo tablo, ai i përgjunjur, ajo duke e parë nga lart, është arketipi sartrian. Por, në versionin indian, burri i gjunjëzuar nuk ndjeu prani pas vetes; e shogja e zuri në befasi; u përball me të në kushte të barabarta; shfry dhe bertiti; derisa ajo qau, ai e përgafoi dhe u pajtuan.

– Thua se duhet të më vijë turp, – i tha hidhur Çamça Zina-tit. – Ti, që nuk ke turp. Në fakt, kjo mund të jetë karakteristikë kombëtare. Kam nisur të dyshoj se indianëve u mungon rafinimi i nevojshëm moral për ndjesinë e vertetë të tragiedisë dhe prandaj nuk e kuptojnë dot me të vertetë idenë e turpit.

Zinat Vakili mbaroi uiskin.
– Mirë, mos fol më, – tha dhe ngriti duart lart. – Dorëzohem.
Po iki. Zoti Saladin Çamça, mendoja se ishe ende gjallë, fare pak, se merrje ende frymë, por gabohesha. Me sa duket, paske qenë githë kohës i vdekur. Edhe dicka tjetër, para se të dilte nga dera me sytë qumështore.
– Mos lër njeri të të afrohet shumë, zoti Saladin. Po i le njerëzit ta kapërcejnë gardhin mbrojtës, ata maskarenjtë të ngulin thikën në zemër.

Pas kësaj nuk kishte pse rrinte më. Aeroplani u ngrit dhe u anua mbi qytet. Diku poshtë tij, i ati po vishte shërbëtoren me rrobat e gruas së vdekur. Skema e re e trafikut e kishte bllokuar qendrën e qytetit. Politikanët mundoheshin të ndërtonin karrierat duke shkuar në padyatras, pelegrinazhe më këmbë anembanë vendit. Nëpër grafite shkruhej: Këshillë për politikanët. I vetmi hap gë duhet hedhur: padyatra për në ferr. Apo, ndonjëhere: në Asam.

Aktorët po përziheshin me politikë: Ramaçandrani, N.T. Rama Rao, Baçani. Durga Khote ankohej se një shoqatë aktoresh ishte një “front i kuq”. Saladin Çamça, në fluturimin 420, mbylli sytë dhe ndjeu me lehtësim të madh sinjalet e zhvendosjes dhe stabilizimit në fyt, që tregonin se zëri i tij kishte filluar, me nismën e vet, të rikthehej në unin e tij të besueshëm anglez.

Gjëja e parë shqetësuese që i ndodhi zotit Çamça në atë fluturim ishte se njohu mes pasagjerëve gruan e ëndërrave të tij.

*Shkëputur nga “Vargjet Satanike”, Salman Rushide, Botimet Dudaj, Tiranë 2014

Përgatiti: ObserverKult

——————————————

Lexo edhe:

SALMAN RUSHDIE: BORGES HAPI CA DYER MAGJIKE NË MENDJEN TIME