Letër dashurie: Sa lot kam derdhur për ty… jeta ime, lamtumirë!

Letra dashurie nga Ludwig van Beethoven për “të dashurën e përhershme” më (1812)

Dhe pse jam në shtrat, mendja ime vjen tek ti, e dashura ime e pavdekshme, ji e qetë, më duaj, sot, dje. Sa lot të derdhur për ty, ty, ty, jeta ime, gjithçka ime, lamtumirë.
Oh, vazhdo të më duash, mos e gjyko keq zemrën besnike të të dashurit tënd.
Përjetësisht yti.
Dhe ti, Përjetësisht imja.
Përjetësisht tanët.

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

Letër dashurie e Remarkut: Shpirti im, qielli im, thuaj se më do…

letër dashurie

Mendoni se letra e vetme e bukur e dashurisë është ajo e Tatjanës drejtuar Onjeginit? Duhet të lexoni edhe letrën e shkrimtarit Erich Maria Remarque (Erik Maria Remark) drejtuar të dashurës së tij, Marlene Dietrich, dhe me siguri do ta rimendoni edhe një herë se cila është më e bukura. Ndjenjat e pastra dhe fjalët e bukura të Remark të emocionojnë, të depërtojnë në shpirt dhe të rrënqethin. Për më tepër, ju ftojmë ta lexoni letrën e tij :

“Shpirti im, qielli im i dashur, ti më ke shkruar kaq e kaq letra të bukura e, unë përsëris atë që të kam thënë gjithmonë : shkrimtarët nuk duhet të shkruajnë letra dashurie. Sepse ka të tjerë që shkruajnë shumë më bukur se ata.

Ti më quan “Rezonancë që merr frymë” – e si do të mund të arrija unë vallë, të gjeja një figurë të tillë kaq prekëse? Ti arrin dhe kë atë aftësinë magjike që t’i thuash dikujt se sa shumë e si e dashuron atë – kurse unë, unë e di, mund ta arrij atë në mënyrë të plotë. Sa mirë ndjehem kur ti më thua se, edhe pse je vetëm, ndjehesh e qetë dhe e lumtur. Unë këtë kam uruar vazhdimisht për ty. Nuk kam uruar kurrë që ti të ndjehesh e mërzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmonë që ti të jesh e lumtur në formë vezulluese, plot dritë dhe e bukur si kurrë herë tjetër dhe dua që kjo gjendje e jotja të jetë e dukshme edhe së largu, në kilometra, dhe që tit a dish me siguri absolute që dikush tjetër nuk jeton në këtë botë, veçse për ty.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult