Letër dashurie e George H. Bush për Barbara Bush:
Kjo duhet të jetë një letër e thjeshtë për t’u shkruar – fjalët duhet të vijnë vetë dhe shkurtimisht unë do ta kem të thjeshtë të të them se sa u lumturova, kur hapa letrën dhe pashë njoftimin e fejesës sonë, por çuditërisht nuk po mundem dot ta shkruaj çdo gjë në këtë letër.
Të dua, e dashur, me gjithë zemrën time dhe të di që edhe ti më do, do të thotë shumë për mua. Kushedi sa herë e kam menduar lumturinë e pamatshme që do të jetë jona një ditë. Sa me fat do të jenë fëmijët tanë që do të kenë një nënë si ty.
ObserverKult
Lexo edhe:
CHARLES BUKOWSKI: E DUA DIKË QË VAZHDIMISHT MË DËRGON NË DJALL… E SËRISH KTHEHET TEK UNË…
Charles Bukowski ka lindur në Andrenach në Gjermani më 16 gusht të vitit 1920. Dy vjet pas lindjes së tij, e gjithë familja emigron në Amerikë. Ata vendosen në Los Anxhelos, ku Bukowski qëndroi gjithë jetën. Emri i tij i plotë është Henry Charles Bukowski Jr., por atë thjesht e thërrisnin Henk. Ka vdekur më 9 mars të vitit 1994 nga leukemia në San Pedro.
Bukowski është një nga shkrimtarët më të njohur të shekullit të XX, një prej atyre për të cilët mund të thuhet me plot gojën se të shkruarit dhe arti përkojnë ose janë plotësisht në përputhje me jetën.
Për Bukowskin, të shkruarit nënkuptonte hedhja në letër e jetës pa pretendime stilistike, madje jo rrallë i ngacmonte ashpër kolegët që përdornin stilin ose historinë për të joshur lexuesin, duke treguar për gjëra që nuk i kishin përjetuar ose dinin fare pak, apo duke shkruar në një mënyrë të largët nga mënyra sesi realiteti mund të ndodhte ose të përjetohej nga një individ mesatar…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU