Një letër dashurie e Eugenio Montales për Irma Brandeisin, një dashuri e vulosur nga malli dhe largësia e përhershme.
Në vazhdim mund ta lexoni letrën:
1 dhjetor, 1933
E shtrenja ime Irma,
të lutem, ma largo këtë dyshim,
ti e di që të dua, më shumë se më parë, por në ditë të tillë si kjo e sotmja, kur mbetem pa një kumt, me të ftohtë të madh, plot telashe e melankoli, nuk arrij të të shoh – e shkapetem në terr si lakuriq nate.
Të kam shpirt e nuk të shoh.
Je gjallë?
Ekziston?
Çfarë po na kurdis ky fat i poshtër?
S’është çështje besimi; te ti kam besim dhe bekuar qoftë dita që të takova.
Por ndiej dobësinë time, ndiej humnerën e mijëra miljeve, ndiej padrejtësinë e shortit.
Nuk di se në ç’trazime jam zhytur, dhe prapë më duhet ta shtyj për ca ditë letrën e gjatë që të detyrohem.
Por po s’ mora asnjë lajm tjetër prej teje, humbas në terr e pres… Dhe nuk guxoj të shkruaj…
Mos të të shkojë mendja kurrë për keq… dhe mos dysho kurrë.
Përktheu: Aida Baro
ObserverKult
Lexo edhe:
HYGO: ÇDO MOSHË KA KËNAQËSITË DHE DHEMBJET E VETA…
“…Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.
Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri…
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.