Letër dashurie: U largova edhe më i dëshpëruar…

grua
Foto ilustrim

Milena Jesenska ishte e martuar kur, në vitin 1920, i shkroi Franz Kafkës një letër ku i kërkonte të përkthente një nga librat e tij. Ajo letër ishte pikënisja e një korrespondence sa filozofike, aq edhe pasionante. Kafka vendosi t’i jepte fund marrëdhënies së tyre pasi Milena nuk pranoi të linte të shoqin. Pas vdekjes së Kafkës, letrat që shkrimtari i kishte dërguar Milena ia dha Max Brod-it, i cili i botoi në vitin 1952 me titullin “Letra Milenës”. Por letrat që Milena i dërgoi Kafkës nuk u gjetën, me shumë mundësi ishte shkatërruar.

Më poshtë është një prej letrave që Kafka i ka shkruar Milenës:

(Meran, 15 Qershor 1920)
E martë

Këtë mëngjes të pashë përsëri në ëndërr. Ishim ulur pranë njëri-tjetrit dhe ti më refuzoje, jo me të keq, me mirësjellje.
Unë isha shumë i pakënaqur. Jo për refuzimin, por për veten, që të trajtova si një grua memece dhe e injorova zërin që vinte nga ty dhe po më fliste. Ose mbase nuk e kisha injoruar, por nuk qeshë në gjendje t’i përgjigjesha.
U largova edhe më i dëshpëruar se në ëndrrën e parë.
Po më kujtohet që, dikur kam lexuar tek dikush një gjë pak a shumë të tillë: “E dashura ime është një shtyllë zjarri, që kalon mbi tokë. Tani më mban të mbërthyer.
Por ajo nuk udhëheq të mbërthyerit, por ata që shikojnë”.
I yti

(tani po humbas dhe emrin, vazhdon e bëhet më i shkurtër dhe tani është: Yti)

*Shkëputur nga libri i Franz Kafkës: “Letra e Milenës”

Përktheu: Marsela Likaj


Përgatiti: ObserverKult


Franz Kafka

Lexo edhe:

KAFKA: ÇDO GJË QË DO, KE PËR TA HUMBUR…

Franz Kafka (1883-1924) është një nga prozatorët më të fuqishëm të shekullit të XX, vepra e të cilit vazhdon të ketë ndikim edhe sot e kësaj dite në botën letrare.

Franz Kafka lindi në Pragë në një familje tregtare që i përkiste shtresës së lartë gjermanishtfolëse të këtij qyteti në periudhën e monarkisë austro-hungareze.

Pas studimesh juridike, u punësua në një shoqëri sigurimesh, ku qëndroi deri pak vite para vdekjes kur i shpërtheu sëmundja e turbekulozit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult