Letra e 9-vjeçarit nga Ukraina për nënën që nuk jeton më” “Mam, do të shihemi në parajasë! Faleminderit”

Ukraina na ka njohur me shumë histori të trishta. E radhës vjen nga Anatoli që i shkruan nënës së tij që ka humbur jetën për shkak të ngjarjeve që po ndodhin atje pas futjes së rusëve.

Ai është 9 vjeç dhe së bashku me të ëmën që quhej Galina, po përpiqej të largohej nga qyteti Hostomel, disa kilometra në veri të Kievit, për t’i shpëtuar situatës atje.

Mirëpo, trupat ruse shënjestruan mbi makinën e tyre dhe për Galinën fatkeqësisht ai moment ishte fundi.

Anatoli, i njohur si Tolya, u shpëtua dhe u sigurua nga trupat ukrainase. Kur një fletore i ra në dorë, vogëlushi mendoi të shkruante mendimet e tij për nënën që nuk e kishte më, duke na i prekur zemrat të gjithëve e duke na i mbushur sytë me lot, transmeton ‘revista ai’.

“Mami, kjo letër është një dhuratë për ty. Nëse mendon se jam rritur kot, e ke gabim”, shkruan fëmija. “Mendoj se këto 9 vite kanë qenë më të mirët e jetës sime. Të jam shumë mirënjohës për fëmijërinë time”.

“Ti je mami më e mirë në botë dhe nuk do të të harroj kurrë. Shpresoj të shkosh në parajsë dhe të jesh e lumtur atje! Do të shihemi prapë! Unë do të përpiqem të jem një djalë i mirë për të ardhur tek ti në parajsë.”

Letra përfundon me një “puthje” dhe me emrin e Galinës, nënës të vogëlushit. Ukainasit po kalojnë momente aspak të mira dhe pjesa më e madhe e tyre ka humbur të dashurit e zemrës.


Lexo edhe:

“ÇKA MË THA NJË NATË PËRPARA SE TË EKZEKUTOHEJ BESNIK CEKA”

ObserverKult