Letra e lamtumirës së Virginia Woolf, e cila nuk mundi të ikte pa lamtumirë për burrin që e bëri të lumtur…
Kishte tentuar edhe herë të tjera, por fatkobi i kishte buzëqeshur atë ditë fundmarsi për t’i dhënë fund jetës.
Më 28 mars 1941, pasi i shkroi një letër lamtumire të shoqit, Virginia Woolf mbushi xhepat e saj me gurë dhe rrëshqiti në lumin Ouse, në Rodmell.
Rodmell ishte një fshat i vogël në Sussex, ku çifti u strehua në momentet më të vështira.
Më poshtë letra prekëse që kjo shkrimtare e jashtëzakonshme i lë Leonardit dhe disa nga mendimet e saj më domethënëse.
Shumë i shtrenjtë,
Ndihem e sigurt se do të çmendem sërish. Ndjej se nuk mund të kalojmë një tjetër nga ato kohë të tmerrshme.
Dhe këtë herë nuk do të mund të shërohem. Filloj të dëgjoj zëra, nuk mund të përqendrohem. Kështu që unë po vendos të bëj atë që mendoj se është më mirë e mundshme.
Ti më ke dhënë lumturinë më të madhe që jeta ka patur bujarinë të më japë. Ju keni qenë në çdo kuptim për mua gjithçka që mund të jetë një person i shtrenjtë. Nuk mendoj se dy njerëz mund të ishin më të lumtur derisa të ndodhte kjo e keqe e tmerrshme. Nuk mund të luftoj më.
E di që po të shkatërroj jetën, se pa mua mund të punoje… E shihni, as që mund të shprehem mirë. Nuk di të lexoj. Ajo që dua t’ju them është se ju kam borxh gjithë lumturinë që kam pasur në jetën time. Ke pasur durim të pafund me mua, ke qenë tepër i mirë. Unë dua t’ju them se – të gjithë e dinë këtë. Nëse dikush mund të më shpëtonte, ishe ti. Gjithçka më ka ikur, përveç sigurisë së mirësisë sate. Nuk mund të vazhdoj më të të shkatërroj jetën.
Nuk mendoj se dy njerëz mund të ishin më të lumtur se ne.
V.
(Në foto më poshtë: Virginia Stephen dhe Leonard Woolf në një foto të vitit 1912, dhe faksimile e letrës e lamtumirës që Virginia i lë bashkëshortit)
Përgatiti: Albert Vataj
ObserverKult
Lexo edhe:
PRUSTI TË NDIHMON TË NJOHËSH VETEN, TË LIROHESH NGA SKEMAT GJYKUESE PËR TJETRIN
“Ne gjithmonë na pëlqen të dalim pak nga vetja, të udhëtojmë, kur lexojmë.”
Nga Shqiponja Duro
Para një dekade, në një nga takimet me shkrimtarë e me me kolegë krijues flisnim me zell për Marsel Prustin. Unë në heshtje u rëndova nga injoranca ime dhe kritikova veten ‘po ky si më ka shpëtuar pa e lexuar’. Pyeta për ortografin e emrit të autorit dhe kryeveprën e tij dhe mbajta me një laps shënim në bllokun “Ex-Libris” që e mbaj gjithmonë me vete si një “enciklopedit autodidakte”. Ky është një kriter elaburues disi i sjellë nga koha kufizuar për të njohur pafund autorë të njohur përmes veprës së tyre më të mirë, por profesor “K” u përgjigj:
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult