Letra e 82-vjeçares nga azili i pleqve: Fotot janë gjithçka kam!

njeriu gra

Unë jam 82 vjeçe, kam 4 fëmijë, 11 nipër e mbesa, 2 stërnipër dhe një dhomë 12 metra katrorë.

Unë nuk kam më një shtëpi ose gjërat e mia të dashura, por kam dikë që më rregullon dhomën, më përgatit ushqimin dhe më rregullon shtratin, më kontrollon presionin e gjakut, zemrën dhe më peshon.

Më mungon e qeshura e nipërve të mi, nuk më lejohet më t’i shoh teksa rriten, përqafohen dhe luftojnë. Disa prej tyre vijnë të më shohin çdo 15 ditë; disa çdo tre ose katër muaj; të tjerë, kurrë.

Unë nuk bëj dot më nuggets ose vezë të mbushura, role viçi të grirë ose qepje kryq. Kam ende hobi për të bërë dhe sudoku më argëton pak”.

Unë nuk jam vetëm, por ajo që më jepet është e pamjaftueshme të më rikthejë çfarë më bën të ndihem e mbushur me prani dhe e gjallë.

Nuk e di sa do të më mbetet ende jetë, por duhet të mësohem me këtë vetmi, me këtë ikje që më trishton dhe më zbraz shpirtërisht.

Bëj terapi profesioni dhe ndihmoj kur të mundem ata që janë më keq se unë, edhe nëse nuk dua të lidhem shumë: zhduken shumë shpesh në skutën e vetmimit tim.

Thonë se jeta zgjatet dhe zgjatet. Pse? Kur jam vetëm mund të shikoj fotot e familjes sime dhe disa kujtime që kam sjellë nga shtëpia. Dhe kjo është gjithçka që kam.

Shpresoj që gjeneratat e ardhshme ta kuptojnë se familja është ndërtuar për të pasur një të nesërme së bashku (me fëmijë) dhe t’i shpërblejmë prindërit tanë me kohën që na dhanë për të na rritur.

Përgatiti: Albert Vataj

ObserverKult


albert vataj kamza lexon

Lexo edhe:

ALBERT VATAJ: NANË, MA MBYLL DERËN SE PASKAM T’FTOHTË!

HIJA E NANËS nga Albert Vataj

Fus veç kryet, sa herë ia hap derën e dhomës. E gjej gjithmonë të mbështetun mbi kandin e ndejëses, që asht nga të paktat gjana të mbetuna prej kohikjes nga Shkodra.
– Hë, nanë?

Rrin e ndeme në ajrin e ngjeshun të kësaj distance shkëmbimi mes vetjesh tona kjo thirrmë jehuese. S’harroj me e pyetë: «Si je? A ndihesh ma mirë?», dhe ashtu, tue marrë derën prej vedit, iki. Kthehem sërisht, e ajo më pret në po të njajtin vend.

E njajta çehre, e shterun, por e hijeshueme prej nji drite që vezullin gjithëherë, si natën, njashtu edhe ditën. Më sheh. E shoh. Shkëmbejmë të njajtat fjalë e marrim të njajtat përgjegje, pa lypë tjera.

Nji ditë dera nuk u hap. E shtyva ma me forcë, tue lypë në vedi nji arsye për mos me e besue se ishte e mbyllun. Prap e njajta gja. Teksa mora me u kthye tue belbë diç nën za, ndigjoj se po më thërrasin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObseverKult