Në emisionin Opinion në Tv Klan, së fundi, u lexua një letër shumë e guximshme, e cila i është dërguar Mehmet Shehu në kohën kur u vendos mbyllja e kishave dhe dorëzimi i gjithçkaje që priftërinjtë kishin.
Kjo pasi që ato “i përkisnin popullit” e gjithashtu u vendos që ata nuk do të kryenin më funksionet e tyre kishtare.
At Pjetër Meshkalla ka shkruar se nuk e ka problem të dorëzoj asgjë por dorëshkrimet janë pronë e shenjtë e autorit e nuk duhet të preken nëse ai nuk i dorëzon vetë.
Po ashtu me guxim të madh ai i ka shkruar se populli në çdo vend e përcjellë priftin e vet (i mirë apo i dobët) me vajë si përfaqësuesin e fesë së vet dhe i kujton Mehmet Shehut, se populli i ka mbushur kishat deri në momentet e mbylljes së tyre.
Në letrën e tij At Pjetër Meshkalla nuk ka nguruar ta quaj vendimin e mbylljes së kishave si një veprim të një pakice të pandërgjegjshme dhe frikacake.
E ndërsa letrën e tij ai e mbyll duke i thënë se as armiku më i madh nuk mund të bënte një propagandë më armiqësore se ajo që po i bënin vetes.
“Me të vërtetë, as armiku ma i tërbuar i Pushtetit s’ka mundur të bëjë një propagandë ma armiqësore në 22 vite, sa i keni bërë ju vetes.
Nuk më ka shtyrë me t’ju shkruaj Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegjja, e vërteta dhe e mira”, shkruan At Pjetër Meshkalla në letrën e tij.
Pasi ka lexuar këtë letër Blendi Fevziu, ka treguar edhe qëndrimin që kanë mbajtur në atë kohë Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha.
Letra i kalon Mehmet Shehut i cili e çon te Enver Hoxha, ky i fundit i thotë “mos e vrisni se nuk do jetë mirë nga mendtë e kokës”.
Lexo edhe:
ENVER HOXHA DISA HERË TENTOI TA NDËRRONTE HIMNIN, KJO ISHTE ARSYEJA
Enver Hoxha, qysh nga dita e ardhjes në pushtet, nuk ka reshtur përpjekjet për ta ndryshuar himnin kombëtar, por nuk ia doli asnjëherë.
Ende pa u familjarizuar mirë me zyrën e kryeministrit dhe të kreut të vendit, në dhjetor të vitit 1945, Enver Hoxha urdhëronte formimin e një komisioni zyrtar për krijimin e një himni të ri kombëtar.
Në kushtet e reja, na duhet një tjetër himn për Shqipërinë e re, ku t’i këndohet partisë, socializmit, atdheut, revolucionit, Moskës e Stalinit, porosiste kreu i regjimit.
Një himn pak a shumë si ai i Internacionales(!) Sprova e parë rezultoi e pasuksesshme. Si vargjet e Skënder Luarasit dhe muzika e Kristo Konos, pavarësisht “Ok”-it të komisionit zyrtar, s’mundën ta kalojnë klasën për të zyrtarizuar zëvendësimin e himnit kombëtar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult