Kur Nënë Tereza i lutej Ramiz Alisë: “Të puth atë tokë para se të vdes…”

Nënë Tereza

Nënë Tereza nuk u lejua nga regjimi të merrte pjesë në ceremonitë e tyre mortore por prej 1985 në Shqipëri nisi të kishte disi ndryshime.

Fondi Arkivor online i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës pati publikuar dokumente, shkresa dhe letra të shenjtores shqiptare, ajo ka kërkuar të vizitojë varret e nënës dhe motrës së saj që preheshin në atdhe.

Nënë Tereza nuk u lejua nga regjimi të merrte pjesë në ceremonitë e tyre mortore por prej 1985, në Shqipëri nisi të kishte disi ndryshime. Sipas dokumenteve të kohës, kërkesa e parë u përcoll në ambasadën shqiptare në Romë, ajo u drejtua nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Arbëreshë.

“Nuk kam ditur më parë ç’ka qenë Shqipëria dhe nuk jam në gjendje të bëj një krahasim dhe të jap ndonjë përshtypje”.

Në dokumente bie në sy përgjigja e saj në intervistën e dhënë televizionit shtetëror shqiptar. Rëndom dëgjoheshin vetëm vlerësime pozitive. Por pyetjes lidhur me përshtypjet nga vizita e saj e parë në Shqipëri, Nënë Tereza do përgjigjej: “Nuk kam ditur më parë ç’ka qenë Shqipëria dhe nuk jam në gjendje të bëj një krahasim dhe të jap ndonjë përshtypje”.

Pas largimit nga Shqipëria, Nënë Tereza iu drejtua me një letër presidentit Ramiz Alia për të lejuar hapjen e një shtëpie në Tiranë për Misionaret e saj të Bamirësisë… përgjigjja vonoi gjatë.

Vizitat e Misionareve të Nënë Terezës që prisnin në Romë, por edhe të vetë Nënë Terezës vazhduan në ambasadën shqiptare në Romë edhe në muajt në vijim për të marrë një përgjigje nga pala shqiptare.


Pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Haver Perez De Kuelar në Shqipëri në maj 1990 dhe ngjarjeve të korrikut në 1990, vjen përgjegjja. Në tetor 1990, Alia përgjigjet se së shpejti do kishte një përgjigje pozitive për vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri.

Po në tetor 1990, në Tiranë kopshtit të fëmijëve që u vizitua nga nobelistja shqiptare gjatë vizitës së saj të parë atje, i vihet emri “Kopshti Nënë Tereza”.

Në këtë periudhë pati zhvillime të reja politike në Shqipëri, po flitej zyrtarisht për lirinë e praktikimit të besimit dhe për veprimtarinë e institucioneve fetare.

Këto rrethana lehtësonin edhe hapjen e Misionit të Nënë Terezës në Shqipëri. Përgjigjja nga shteti shqiptar vjen në nëntor 1990, Nënë Tereza ishte e mirëpritur për një vizitë të dytë në Shqipëri, ndërsa për aktivitetin e Motrave Misionare të Bamirësisë në Shqipëri, fillimisht duhej të ndryshonte legjislacioni.

Vizita e dytë u zhvillua 1-5 dhjetor 1990.


Shtëpitë e Misionit të Bamirësisë së Nënë Terezës në Shqipëri do të fillonin aktivitetin e tyre në mars 1991 në Tiranë e në Shkodër./lapsi.al

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

ERNESTO SABATO ISHTE KRENAR PËR PREJARDHJEN E TIJ, NË PARIS E KËRKONTE GRAMATIKËN E GJUHËS SHQIPE