Letra e trishtë, shkruar nga një plakë që banon në një azil për të moshuar pa dëshirën e saj

Foto ilustrim

Janë të shumtë të moshuarit që fëmijët i dërgojnë në shtëpi sociale për arsye të ndryshme. Arsyeja kryesore është se këta të moshuar shihen si “barrë” nga fëmijet e tyre, dhe për të mos u prishur rehatinë, ata i dërgojnë në një azil për të moshuar.

Më poshtë do të mund të lexoni letrën e trishtë të një plake 82-vjeçare, të cilën e kanë dërguar në një azil për të moshuar, pa dëshirën e saj.

“Jam 82 vjeçe, kam 4 fëmijë, 11 nipër, 2 stërnipër dhe banoj në një dhomë 12 metra katrorë. Nuk kam më një shtëpi dhe aq më pak sendet e mia të dashura. Ama kam dikë që m’i rregullon gjërat, që më përgatit për të ngrënë dhe më shtron krevatin, më mat tensionin dhe peshën përditë.

Nuk i kam më pranë nipërit e mi, nuk mundem dot t’i shoh të rriten, të qeshin, të zihen, apo të më përqafojnë. Disa prej tyre vijnë të më takojnë çdo 15 ditë, disa çdo 3-4 muaj, disa nuk vijnë asnjëherë. Kthehen nga jashtë shtetit dhe në dy javë pushimesh këtu, nuk gjejnë kohë të më takojnë.

Nuk i përgatis më vaktet si më parë, me gjërat e mia të preferuara. Ketu kemi një menu fikse dhe mundohemi të hamë nga pak. Na thonë se kështu duhet për të ruajtur peshën dhe parametrat e zemrës në rregull. Por kuptohet që ushqehemi pak sepse edhe u japim pak personave të aziles.

Pensionet tona janë minimale dhe nuk mund të pretendojmë për kushte. Të paktën kemi një çati ku të strehohemi. Dhe nuk ka pasur vakte që nuk kemi konsumuar diçka.

Nuk e di se edhe sa kohë jetë më ka mbetur, ama duhet të mësohem me këtë vetmi. Mundohem të kontribuoj me aq sa mundem në shtëpi dhe mërzitem kur shoh se në shtëpi, kemi të moshuara të tjera që janë më keq se unë. Kam parë plot që kanë vdekur këtu.

Më parë, edhe unë uroja që vdekja ime të vinte shpejt, por kur në darkë shoh fotot e familjes sime, dua të jetoj më shumë. Sikur t’i shihja dhe një herë të vetme…

Shpresoj që brezat e ardhshëm të kuptojnë, se familja ndërtohet për të kaluar një të nesërme me fëmijët. Ata na detyrohen paksa për sakrificat që kemi bërë, teksa i kemi rritur”./bota.al

ObserverKult

—————-

LEXO EDHE:

RRËFIMI I PAPADHIMITRIT: SI FILMOVA 5 SEKONDAT E FUNDIT NGA RRËZIMI I SHTATORES SË ENVERIT (FOTO TË RRALLA)