Nga Bruno Ferrero
Në tavolinën e një gruaje të vjetër, e cila ishtë shtruar në një spital për pleq, një ditë pasi kishte vdekur, gjetën këtë letër.
I ishte adresuar infermieres më të re që punonte aty…
“Çfarë shikon ti kur më kuron? Kë shikon kur më vështron?
Çfarë mendon kur largohesh? Dhe çfarë thua kur flet për mua?
Shumicën e kohës shikon një plakë pak të çmendur, me një vështrim të hutuar, që nuk është plotësisht plot shkëlqim, që bën pis kur ha dhe nuk përgjigjet kurrë në kohën e duhur.
Që nuk pushon së humburi rroba e këpucë, të lejon të bësh çfarë të duash, banjot dhe ushqimet, për të shtyrë ditët e gjata në ngjyrë gri…
Kjo është ajo që shikon?
Atëherë hapi sytë! Nuk jam unë! Do të të tregoj kush jam!
Jam fëmija i dhjetë i prindërve të mi, motra e motrave dhe vëllezërve që duheshin shumë.
Një vajzë e re 16 vjeç, me krahë në këmbët e saj, ëndërrimtare që së shpejti do të takonte të dashurin e jetës.
E martuar që 20 vjeç. Zemra ime ngazëllente atë ditë nga premtimet e bëra.
Jam 25 vjeç dhe kam një fëmijë, i cili ka nevojë për mua.
Jam një grua 30 vjeç, djali im rritet shpejt, jemi të lidhur me njëri – tjetrin.
40 vjeç, së shpejti ai do të ikë, por im shoq do të më rrijë pranë.
50 vjeç, përreth meje luajnë përsëri fëmijë.
Dhe ja ditët e errëta, im shoq vdes.
Shikoj të ardhmen, dridhem nga frika, fëmijët e mi janë të zënë duke rritur fëmijët e tyre.
Mendoj për vitet dhe dashurinë time.
Tani jam plakur.
Natyra është e pashpirt, kënaqet duke e treguar pleqërinë si çmenduri.
Trupi im më lë, bukuria dhe forca po më braktisin.
Dhe me moshën e avancuar atje ku dikur kisha një zemër tani kam një gur.
Por në këtë pleqëri, duke kërkuar të jem përsëri e re, zemra më gufon…
Kujtoj gëzimet, dhimbjet dhe përjetoj sërish nga e para jetën time dhe dashurinë.
Rimendoj vitet e kaluara shpejt.
Dhe pranoj realitetin e hidhur: Asgjë nuk zgjat përjetësisht…
Atëherë hapi sytë ti që më kuron, mos shiko plakun e çmendur.
Më shiko mirë…!
Sa fytyra, sa sy, sa duar kryqëzojmë çdo ditë?
Çfarë shikojmë?
Rrudhat, armiqësitë, dyshimet, ngurtësitë.
Po sikur të fillojmë të shikojmë ëndrrat, rrahjet, dashuritë, që shpesh herë janë të fshehura me kujdes?
“Shkëputur nga libri “Histori të shkurtra për shpirtin” i Bruno Ferrero
ObserverKult
Lexo edhe:
CAN YÜCEL: JETA ZGJAT AQ SA KE DASHURUAR
ObserverKult