Letra emocionale e Hilary Swank për babain që nuk jeton më

Hilary Swank

Hilary Swank i kushtoi një postim babait të saj. Rreshteri Stephen Michael Swank, ishte shef i Forcave Ajrore.

Marrëdhënia e Swank me babain siç e përshkruante ajo ishte atipike për shkak të kushteve të tij shëndetësore.

Fituesja e dy çmimeve Oscar bëri tre vjet pushim nga aktrimi, Ajo pushoi midis 2015 dhe 2018 për t’u kujdesur për babain e saj. Kjo pasi ai iu nënshtrua një operacioni.

“Kam pasur një marrëdhënie mjaft unike me të. Isha kujdestarja e tij e vetme pas një transplanti të mushkërive shtatë vjet më parë,” shkroi ajo.

“Unë u afrova jashtëzakonisht shumë me të gjatë asaj kohe. Thellova marrëdhënien tonë dhe shijova çdo moment që kishim bashkë. Ai do të mbetet gjithmonë një nga personat e mi më të preferuar dhe nuk kalon ditë që të mos më mungojë.

Por në këtë humbje fizike, sado shkatërruese që është, unë u zgjova me ndjenjën më të vërtetë të të jetuarit përsëri. Më ndihmoi të kuptoj më mirë rrethin e jetës dhe nga vijmë dhe ku kthehemi, gjë që më ka lidhur përsëri me veten time më të vërtetë. Më ndihmoi të falja, të kaloja gjërat që më pengojnë, në çfarëdo forme. Si dhe duke qenë thellësisht i lidhur me Burimin Përfundimtar dhe për këtë arsye, babai im, gjithmonë.”

Ai shërbeu 27 vjet në Forcën Ajrore. Ishte një mjeshtër. Rreshter i lartë që i shërbeu këtij vendi me krenarinë dhe gëzimin më të madh.E donte atë dhe iu dha me zemër, ashtu si të gjitha përpjekjet dhe marrëdhëniet e tij. Të dua babi.”

Përgatiti T.K/ ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

HISTORIA E BRIGITTE BARDOT: KAM ZGJEDHUR VETMINË PËR TË MBROJTUR VETEN

ObserverKult