Letra prekëse e një gjyshi, e shkroi disa ditë para së të ndahej nga jeta

“Të dashur Ryan, Conor, Brendan, Charlie dhe Mary Catherine, Rasheli im më shtyu të shkruaj një letër me disa këshilla për ju, në të cilën ju tregoj gjërat e rëndësishme që kam mësuar gjatë jetës. Fillova ta shkruaj në 8 prill 2012, në prag të 72-vjetorit të lindjes time.

Secili prej jush është një dhuratë e mrekullueshme nga Zoti, një dhuratë për familjen tuaj dhe për të gjithë botën.

Gjithmonë mbajeni mend këtë, veçanërisht kur erërat e ftohta të sjella nga dyshimet dhe momentet e trishtueshme të vijnë në jetën tuaj.

Mos kini frikë … Nga asgjë dhe nga askush. Ndiqni ëndrrat tuaja, mos u dekurajoni nga vështirësitë ose nga ato që njerëzit mund të mendojnë. Shumë njerëz nuk bëjnë atë që duan dhe më pas e kalojnë jetën e tyre duke gjykuar se çfarë bëjnë të tjerët.

Shmangni pesimistët acidë që jetojnë me ‘nëse’ dhe ‘por’. Mos u kushtëzoni. Gjëja më e keqe në jetë është të shohësh prapa dhe të thuash: “Unë duhet të kisha … Unë mund të kisha”. Ndërmerrni rreziqe, bëni gabime.

Të gjitha qeniet njerëzore janë të barabarta. Disa njerëz mund të mbajnë kapele ekstravagante ose të kenë tituj të shkëlqyeshëm mbase (përkohësisht) të kenë fuqi të madhe dhe kështu të besojnë se janë superiorë.

Mos u besoni. Ata kanë të njëjtat dyshime, të njëjtat frikëra dhe të njëjtat shpresa, hanë, pinë, flenë dhe pjerdhin si të gjithë të tjerët.

Bëni një listë të gjithçkaje që dëshironi të bëni në jetë: udhëtoni në vende të largëta, mësoni një zanat ose gjuhë, takoni dikë të veçantë. Bëni disa nga këto gjëra çdo vit. Asnjëherë mos thuaj ‘Do ta bëj nesër’. Nuk ka ditë ‘të duhur’ për të filluar diçka, tani është koha e duhur.

Jini vetëmohues, dilni për të ndihmuar njerëzit, veçanërisht më të dobëtit, të frikësuarit dhe fëmijët. Gjithkush mbart dhimbje të madhe brenda tij dhe të gjithë kanë nevojë për dhembshuri.

Mos u bashkoni me ushtrinë ose ndonjë organizatë që përpiqet t’ju vrasë. Lufta është e keqe. Të gjitha luftërat nisën me burra të moshuar që i detyronin të rinjtë të urrenin njëri-tjetrin dhe të vrisnin njëri-tjetrin.

Lexoni libra, sa më shumë që të mundeni. Ata janë një burim i mrekullueshëm gëzimi, mençurie dhe frymëzimi.

Jini të sinqertë.

Gjithmonë udhëtoni por sidomos gjatë rinisë tuaj. Mos prisni derisa të keni para të mjaftueshme ose derisa gjithçka të jetë e organizuar në mënyrë të përsosur. Kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Zgjidhni profesionin që doni. Një punë duhet të jetë një gëzim, mos puno vetëm për para, shpirti yt do të paralizohet.

Mos bërtit. Asnjëherë nuk ndihmon, dëmton veten dhe të tjerët. Sa herë që bërtisja, dështoja.

Gjithmonë mbajini premtimet që u bëni fëmijëve. Mos thuaj ‘të shohim’ kur do të thuash ‘jo’. Fëmijët duan të vërtetën. Tregojuni atyre të vërtetën me dashuri dhe mirësi. Jetoni në harmoni me natyrën: qëndroni jashtë, në pyje, në male, buzë detit, në shkretëtirë. Përqafoni njerëzit që doni. Tregojuni sa të rëndësishëm janë për ju, mos prisni derisa të jetë tepër vonë. Jini mirënjohës çdo ditë për atë që keni./gazetatema

Nga gjyshi.”

Burimi: Roba da Donne

ObserverKult


adriana myrtaj: gruaja

Lexo edhe:

SKËNDER RUSI: TI MË KE DASHUR PAKËZ

Ti më ke dashur pakëz dje,
Por shumë do më duash nesër!
Jam rruga nën hapat që ti hedh
Dhe poshtë saj ka rrugë tjetër!

Për ty unë mund ta ndërroj dhe qiellin,
Vetëtimë bëhem që përzë retë!
Po kur e shoh që nuk më binden,
Nuk bëj atë që bëjnë rrufetë!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult