Leximi e stërvit trurin, e ngadalëson mplakjen

Leximi e “stërvit” trurin tuaj ndryshe nga shikimi i televizorit ose dëgjimi i radios. Nëse jeni të zhytur në një libër, apo thjesht shfletoni një manual udhëzimi për makinën tuaj të kafesë truri reagon ndryshe.

“Pjesë të trurit që kanë evoluar për funksione të tjera – të tilla si shikimi, gjuha dhe të mësuarit asociativ – lidhen në një qark të caktuar nervor për leximin”. Kështu mendon profesor Ken Pugh, president dhe drejtor i studimit të Haskins Labs. Leximi e nxit trurin tuaj të mendojë dhe të përqëndrohet.

Leximi e mban trurin tuaj të ri në moshë

Një studim i Qendrës Mjekësore të Universitetit Rush thotë se të rriturit që kalojnë kohën e lirë me aktivitete krijuese ose intelektuale (si leximi) kishin një ritëm më të ngadaltë, të aftësive njohëse. Statistikat flasin për shifrën prej 32 për qind, të rënies së aftësive njohëse në fundin e jetës,në krahasim me ata që nuk lexojnë.

“Sjelljet e zgjuara e bëjnë trurin më efikas. Ndryshojnë strukturën e tij për të vazhduar funksionimin e duhur. Kjo, pavarësisht nga neuropatologjitë e lidhura me moshën”, tha Robert S. Uilson. Uilson është profesor i neuropsikologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rush.
Një tjetër studim i kohëve të fundit zbuloi për lidhjen mes leximit dhe Alzheimerit.

Të rriturit që lexojnë janë dy herë e gjysmë më pak të prirur të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit.

Leximi largon stresin

Nëse zhyteni në një libër të mirë ju ulni nivelet e hormoneve të stresit si kortizoli. Në një studim britanik, pjesëmarrësit u angazhuan në një aktivitet që provokonte ankth. Më pas ose lexonin për disa minuta, dëgjonin muzikë, ose luanin lojëra video. Nivelet e stresit të atyre që lexuan ranë 67 përqind, gjë që ishte një rënie më e madhe sesa ajo e grupeve të tjera.

Ua zgjeron fjalorin

Edhe në qoftë se keni qenë dekada që s’jeni shqetësur për provimet, ju ende mund të përdorni libra për të zgjeruar fjalorin tuaj. Studiuesit vlerësojnë se mësojmë 5-15 përqind të të gjitha fjalëve që njohim përmes leximit, sipas një raporti skolastik. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët, fjalori i të cilëve është direkt i lidhur me librat që lexojnë.

Kuptojmë më mirë të tjerët

Tregimet që lexojmë ofrojnë perspektivë që ndryshon jetën, thonë studiuesit e Universitetit të York-ut. Përfshirja në jetën e personazheve forcon aftësinë tuaj për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve. Për shembull, duke e parë botën nëpërmjet syve të Jane Eyre, mund ta bëni më të lehtë që të lidheni me pikëpamjen e motrës suaj.

Inkurajon për objektivat që keni në jetë

Leximi për një personazh që kapërcen pengesat mund t’ju motivojë për të përmbushur qëllimet tuaja, thonë studiuesit e Universitetit Shtetëror të Ohajos. Nëse dëshironi një ngritje në pagë, ndjekja e një personazhi në zyrën e shefit mund t’ju japë guximin për të bërë të njëjtën kërkesë. Sa më shumë që identifikoheni me një personazh dhe përjetoni ngjarjet sikur po ndodhnin me ju, aq më shumë do të jeni në gjendje për të ndërmarrë veprime.

Ndihmon të ndjeheni më të lidhur

Kur identifikoheni me personazhe në një libër, përjetoni një lloj marrëdhënieje të vërtetë që mund të rrisë ndjenjën tuaj të përfshirjes. Kështu thonë psikologët në Universitetin e Buffalos. Me fjalë të tjera, leximi i Marley & Me mund të rrisë bashkëpunimin me pronarët e qenve në park.

Mund t’ju ndriçojë ditën

Një fund i lumtur ju ngre humorin. Romanet mund të na nxisin ndjenja pozitive edhe në mënyra më direkte. Edhe ngjarjet më të vogla në rrëfime mund të na zbulojnë kujtime të ngrohta. A merr pjesë personazhi kryesor në një barbeky në plazh? Me shumë gjasë do të kujtoni një festë ku ju keni marrë pjesë.

ObserverKult

Lexo edhe:

REKOMANDIME LEXIMI NGA KLODIAN KOJASHI