Lexoni që të jetoni më gjatë, thonë shkencëtarët

Martha Rivera Garrido lexoni

Ndoshta nuk u ka shkuar në mendje, por problemet depresive, ankthioze apo vet stresin mund ta tejkaloni me një libër të bukur. Duket paksa iluzionare, por së paku kështu mendojnë profesionistët, pra edhe ata mjekësor.

Leximi i një libri të bukur, apo vizita në ndonjë galeri arti, muze, në ndonjë performancë muzikore i bënë mirë trupit e mendjes suaj.

Sipas një studimi të University College London ka një ndërlidhje të fortë mes  pjesëmarrjes në aktivitete të lidhura me artin dhe të jetuarit më gjatë.

Studiuesit zbuluan se ata që merreshin me arte të ndryshme katër deri gjashtë herë në vit kishin një rrezik 31% më të ulët të vdisnin herët.

Po sipas studimit po që se merresh vetëm një ose dy herë në vit rreziku është 14% më i ulët.

Ne po marrim një pamje gjithnjë e më të pasur se si artet mund të përmirësojnë shëndetin. Mund të ketë përfitime të ndryshme. Mbështet jetën më të shëndetshme e deri te një jetesë më e gjatë., tha për CNN, Daisy Fancourt, profesoreshë ne Departamentin e Kërkimeve të University College London.

Studimi shqyrtoi të dhënat e mbi 6.000 të rriturve në Angli. Ata ishin 50 vjeç e më të vjetër.

Studiuesit matën se sa shpesh pjesëmarrësit merreshin me aktivitete kulturore. Sa shkonin në ekspozita, koncerte dhe opera, sa lexonin etj.

Përgatiti: ObserverKult

Foto ilustrim

Lexo edhe:

PSE DUHET TË NA PËLQEJË LEXIMI I LIBRAVE?

Flasim për shqiptarët në Republikën e Kosovës, dhe për kombin tonë ku vë re se kemi probleme në leximin e librave. Ka shumë shkaqe që kanë çuar në këtë gjendje. Për të cilat do të shkruaj me një shkrim tjetër .
Ne jemi shumë mbrapa në shkallën (sasinë) e leximit të librave në bazë të asaj çfarë shohim çdo ditë tek nxënësit. Studentët dhe qytetarët tanë. Nëse kujtojmë shkurtimisht mesataret vjetore të leximit të librit në bazë të statistikave të huaja do të vëmë re se…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

ObserverKult