(Italo Svevo, “Rrëfim për plakun e mirë dhe vajzën e bukur”, Bard Books, Prishtinë, 2021)
Italo Svevo është një ndër prozatorët e parë modernistë. Krijimtaria e tij nuk zgjoi interesim në njëzet vitet e para, kështu që, pas këtij dështimi, ai hoqi dorë nga botimi për më shumë se njëzet vjet, dhe punoi në një fabrikë të bojrave.
Për shkak se ndërmarrja bënte biznes në Angli, ai u regjistrua në një kurs të anglishtes te një irlandez që ishte vendosur me banim në Trieste e që quhej James Joyce. Përveç gjuhës, ata i afroi sidomos letërsia, madje supozohet se për ta krijuar karakterin e Leopold Bloom-it, në veprën Uliksi, Joyce e pati model Svevon.
Në vitin 1923, Svevo e botoi romanin Ndërgjegja e Zenos, i cili, me intervenimin e Joyce-it, u botua në Francë. Ndërkohë që Joyce, përpiqej t’i bindte botuesit anglezë për vlerën e kësaj kryevepre italiane, Italo Svevo vdiq nga një aksident automobilistik. Pas vdekjes, iu botua novela Rrëfim për plakun e mirë dhe vajzën e bukur, të cilën në gjuhën shqipe e ka sjellë Ridvan Dibra.
“Kjo novelë flet për shkëndijën, apo për flakën e fundit në gjoksin e një plaku, zemra e të cilit lufton me moshën e trupit. Një plak i mirë dhe një vajzë e bukur, paralajmërojnë një përrallë. Mirëpo kjo novelë është më shumë psikanalizë e një përralle të paralajmëruar. Në këtë vepër zhvillohet një luftë e ashpër mes etikës (plaku i mirë) dhe estetikës (vajza e bukur). I miri (dhe i vjetri) mendon ta kthejë në rrugë të drejtë të bukurën (dhe të renë), duke mos e kuptuar që është i dehur (nga dashuria dhe bukuria) dhe, si i tillë, qesharak për të qenë udhëzues.” (Ag Apolloni)
ObserverKult