Libra shqip për Manastirin/ Nisma e studentes shqiptare për hapjen e bibliotekës në shtëpinë ku lindi alfabeti i gjuhës shqipe

Megjithëse qyteti i Manastirit në Maqedoninë e Veriut është shtëpia ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe, atje mungon një bibliotekë me libra shqip.

Nisma është ndërmarrë nga një studente shqiptare, Emira Selimi, në shtetin fqinj përmes rrjeteve sociale, përmes të cilës u ka bërë thirrje shqiptarëve të kontribuojnë.

Ajo tha se për vite të tëra është penguar hapja e një gjimnazi me gjuhën shqipe.

Akademia “rrënjët tona” në bashkëpunim me studiues, shkrimtarë e qytetarë brenda 24 orëve të grumbullojnë rreth 1000 libra.

Një grup vullnetarësh nga Shqipëria  me profesione të ndryshme bënë të mundur dërgesën e librave ne manastir pikërisht në ambientet e muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe ku do të hapet edhe kjo librari.

Drejtori i muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe, Zait Aliu shprehet se shqiptarët e Manastirit, studentët e çdokush do të kenë mundësinë që të lexojnë libra në gjuhën shqipe.

Nisma është e hapur për të gjithë ata që duan të dhurojnë libra./panorama

ObserverKult


Lexo edhe:

KONGRESI I MANASTIRIT, ATY KU U UNIFIKUA ALFABETI I GJUHËS SHQIPE…

114 vjet më parë në Kongresin e Manastirit u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe.

Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar. Ai u mbajt në Manastir më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult