Librat “që tronditën” publikun, u kritikuan për përmbajtjen

libra

Kur mendojmë për libra “skandalozë”, me shumë mundësi, menjëherë në mendje na shkon te “50 hijet e Greit” apo “Femrat” e Bukovskit. Por historia e të ashtuquajturve libra “skandalozë” është e gjatë dhe shumë libra që sot konsiderohen klasikë, kur u publikuan në fillim, u kritikuan për përmbajtjen.

Xhejn Er  – Sharlot Bronte

“Xhejn Er” pati sukses të menjëhershëm kur u publikua, megjithatë u konsiderua si një libër jo i përshtatshëm, të themi. Arsyeja? Sepse ishte shkruar nga një grua.

Uliksi – Xhejm Xhojsi

Në ditët e sotme, “Uliksi” konsiderohet gjerësisht si shumë konfuz për të qenë fyes. Por kur doli në fillim shkaktoi goxha zhurmë. Tekefundit, në gjithë kapitullin e fundit, e vetmja gjë që bën gruaja e Leo Blum, Moli, është masturbimi. Nëse mendoni se kjo është e pështirë, mos e lexoni kurrë korrespodencën personale të Xhojsit me gruan e tij.

Kandidi – Volteri

“Kandidi” u dënua për blasfemi, pasi sugjeronte se jeta nuk është perfekte, por le ta jetojmë gjithsesi. Për të qenë të sinqertë, libri është një satirë e kishës dhe qeverisë në të njëjtën kohë dhe të dyja institucionet nuk njihen për sensin e tyre të humorit, transmeton ‘konica.al’.

Dashnori i zonjës Chatterley – D. H. Lawrence

Ky libër konsiderohej ‘skandaloz’ për kaq shumë kohë, sa shtëpia botuese që e hodhi në qarkullim u përball në gjyq për këtë libër 32 vjet pasi e botoi për herë të parë. Për fat të mirë, shtëpia botuese fitoi.

Vargjet satanike – Salman Rushdie

“Vargjet satanike” vijon të mbetet një libër ‘skandaloz’. Libri i njohur është kaq kritik ndaj fesë sa edhe përkthyesit e librit u kërcënuan dhe sulmuan në vendet e tyre. Përkthyesit italianë dhe norvegjezë u plagosën rëndë në dy sulme ndaj tyre, ndërsa përkthyesi japonez u godit për vdekje me thikë.


Lexo edhe:

FLUTURA AÇKA: NJË BURRË SI TI

ObserverKult