Librat që ua ndryshuan jetën më të pasurve të botës

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg u bë një mbështetës i fuqishëm i reformimit të sistemit gjyqësor pasi lexoi veprën e avokates së të drejtave civile, Michelle Alexander.

Libri i saj flet për burgosjet në masë dhe se si kjo është rruga e gabuar për rehabilitimin e një shoqërie. Në një postim, në 2015, Zuckerberg tha se libri e frymëzoi të vizitonte burgun e San Quentin.

“Do të mësoj më tepër rreth kësaj çështjeje, por disa gjëra i kam të qarta që tani. Nuk mund të përfitojmë një shoqëri të drejtë duke burgosur shumicën. Sistemi i tanishëm nuk funksionon.”

Më pas, ai dhe gruaja e tij Dr. Priscilla Chan, dhuruan 6.5 milionë dollarë për një projekt që nxjerr në pah padrejtësitë e sistemit gjyqësor, transmeton ‘lapsi.al’.

Bill Gates – The Better Angels of Our Nature, Steven Pinker

Në një postim në Twitter në maj, Gates e quajti librin e mësipërm “librin më frymëzues që ka lexuar ndonjëherë”.

Vepra e Pinker shpjegon se dhuna është pakësuar me kalimin e kohës dhe kjo tregon se “bota po përmirësohet.

“Nuk do të thotë se po injorojmë problemet që kemi tani. Do të thotë që besojmë se mund të zgjidhen,” tha Gates.

Steve Jobs – Autobiography of a Yogi, Paramahansa Yogananda

Udhëtimi i Jobs-it në Indi para se të themelonte Apple është një detaj i rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë që ai nisi.

————————————————————————————

LEXO EDHE: “NË BIRUCAT E BURRELIT SHFRYTËZOHESHIM PËR TË PËRKTHYER LIBRA PËR KRERËT E REGJIMIT”

“Si shfrytëzoheshin njohuritë e të burgosurve Mirash Ivanaj, Mitrush Kuteli, Gjon Shllaku, Vexhi Buharaja, etj. Me përkthimet fitonim vetëm 2 kg sheqer në muaj”

Në vitet e burgut, intelektualët shfrytëzoheshin për t´i shërbyer pushtetit. Udhëheqësit donin të dinin ç´ndodhte në botë, me historinë, mendimin, letërsinë, ekonominë, politikën, shërbimet sekrete, etj…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU