Libri “asnjë ZË tjetër” e fisnikëron letërsinë shqipe

Shkruan Fahredin Shehu

Në “asnjë ZË tjetër”, Sali Bashota nuk është publicist, kritik letrar, prozator, poet, profesor letërsie, por njeriu, i cili di të shpreh tërë fuqinë mendore, psiqike dhe shpirtërore të njeriut, në më pak se 100 faqe tekst të rafnuar me shumë pasion.
Mbase brenda ditës lexoj 50 poetë botërorë që më nisin me nga tre poezi me shpresën se do t’i ftoj në Festivalin e poezisë që mbahet tash e 5 vite çdo shtator në Rahovec, e kjo do të thotë shumë se nuk flet një person, i cili kalon ditën në rrjetet sociale as dikush që paguhet për të shkruar panagjir për një pale libër.
Sali Bashotën e njoh larg më pak se Basri Çapriqin, por ky libër për të cilin shkruaj më shtyri që, ta mpreh lapsin derisa t’i soset boja. Parimi …Libri duhet të më pëlqej për të shkruar për të…andaj asnjëri nga poetët për, të cilët harxhoj kohën nuk gjej gjithëkaq përkushtim, dhembje, dashuri për një qenie njerëzore dhe si më mirë e gjithë kjo mund të artikulohet pos me poezi me humnerat e saja të sipërisë dhe gravitetitn e saj të brendshëm që të përpin si një Magnetar.

Kur kam përkhyer poezinë Mongole të shek. XIII, të princit TSOGTU në vitin 2015, jam mahnitur me faktin se diksh ia kshton poezi hallës e që kjo poezi gjendet e gdhendur në malin Mongol.

Tani kur lexoj “asnjë ZË tjetër”,  të Sali Bashotës njëlloj fascinohem, sepse në këtë krizë morale që e ka kapluar Kosovën ka njerëz që fillimisht ndërmarrin iniciativën që t’ia dedikojnë një libër me poezi një kolegu, miku dhe njeriu që ishte shembull për të gjithë dhe i cili Mirësinë na e la miraz për gjeneratat që vinë. E ky ishte Basri Çapriqi.

Letërsia jonë ndoshta ende nuk ka vajtuar ndoshta edhe nuk di të ajtoj për Basri Çapriqin!

S’KE ME DAL NGA PARAJSA, është titulli i poezisë së parë, e cila e hap dhe e shpalos kreativitetin dhe lamentin për humbjen e mikut Çapriqi dhe vargje:

shpirti yt pushon i qetë në tokën e Prishtinës

Në krahun e djathtë të Ali Podrimës

Të dy u lexoni poezi të amshuarve

janë vargjet esatologjike, e gjithë drama e pavdekshmërisë së poetit apo edhe dhembja e pashuar për të.

Libri ka edhe lirikat, të cilat sikur shëmbëllejnë poezinë e pashkruar të Çapriqit.

Sali Bashota është ndër poetët tanë më të shquar. Librat e tij janë përkthyer në gjuhët rumne, gjermane, angleze, maqedone, frënge, bullgare, suedeze, italiane, greke dhe Esperanto,  ndërkaq vargu i tij pos që fisnikëron Letërsinë Shqipe, ai e begaton edhe Letërsinë Botërore si tërësi.

Libri “asnjë ZË jetër”,  është botua nga Botimet e Koegjit Universitar AAB në vitin 2018 dhe i ka 86 faqe./ ObserverKult