Shtëpia botuese “Littera” solli për lexuesit librin më të ri të kritikut letrar kosovar, Mërgim Bekteshi.
Në “Kundrime letrare”, lexuesi mund të gjej recensione për vepra të ndryshme të letërsisë shqipe, kryesisht të botuara viteve të fundit.
Bekteshi i është qasur me një këndvështrim specifik veprave të shkrimtarëve Virion Graçi, Gëzim Aliu, Emin Z. Emini, Dije Demiri-Frangu, Ardian Haxhaj, Adil Olluri, Lutfi Lepaja, Majlinda Sinani-Lulaj, Pemza Peso, Imer Topanica, Veli Karahoda, Sadik Krasniqi, Shani Pnishi etj.
Mërgim Bekteshi është bashkëpunëtor i portalit për kulturë, letërsi dhe art ObserverKult, ku disa herë në muaj boton recensionet e tij, por edhe shkrime të natyrave tjera kulturore.
Një libër me recensione e ka botuar vitin e kaluar. Bëhet fjalë për “Shkrime për drejtësinë dhe letërsinë”, Armagedoni, Prishtinë, 2022.
Shkruan edhe poezi.
Librin “Kundrime letrare”, tashmë mund ta gjeni në librari.
ObserverKult
Kliko edhe: