Pse Kapllan Resuli e përvetësoi romanin e huaj dhe e botoi me emër të tij!

kapllan resuli

Publikohet libri i autorit Fehmi Ajvazi (ish gazetar, politolog dhe shkrimtar), me titull: “TRADHTIA E SHUMËFISHTË” (Dosja Haki L & Kapllan R). Në përmbajtjen e këtij libri në volum prej 312 faqe, ndër të tjera mund të lexoni: 

Kush ishte “shkrimtari i shpifur jugosllav” Kapllan Resulbegoviqi ? Si u kamuflua (nga një figurë kontradiktore për nga prejardhja, formësimi ideologjik dhe arsimor), në një figurë me mbulesën e “shkrimtarit shqiptar” e që në të vërtetë, s’dinte të shkruante shqip ?

Si u kamuflua pastaj, edhe në një “aktivist politik” që thoshte se, po luftonte për kauzën e drejtë të Kosovës dhe, dhe të shqiptarëve ?

Si u përgatitë Kapllani në cilësinë e agjentit ushtarak të vepronte në fushat kulturo-arsimore, kur dhe pse Kapllani kaloi nga Beogradi, në Shkup?

Cila është ana e errët e Kapllanit mes viteve: 1956-2022:

1. Si e aktroi lojën e “patriotit shqiptar”, Kapllan Resulbegoviqi në Shkup?

Kush ishte Xhevdet Resulbegoviqi – kolonel i KOS-it i cili, shërbente në kazermën ushtarake të APJ-së në Shkup ?

Kur Kapllani u vendos në Shkup më 1956, pse sektori i UDB-së federale në Shkup ia hapi Kapllanit “dy dosje” si armik i Jugosllavisë”?

Në kontekst, pastaj,  qysh veproi Kapllan Resuli përgjatë veprimtarisë së tij me katër mbiemra ?

Si e kaloi Kapllani gjysmën e jetës së tij  “si shqiptar” i kamufluar, dhe gjysmën tjetër, si “serbo- malazez” i lindur ?

Ç’bëri Kapllani kur kaloi në Shkup, me se u mor, ku punoi si mësues, me kënd u martua (nëse ishte martuar fare), pse u burgos në vitin 1959?

Si e aktroi Kapllani “rolin e patriotit të madh shqiptar” në burgun e  Idrizovës ?

Kur kaloi ilegalisht në Shqipëri…?

Ç’bëri Kapllani kur kaloi në Shqipëri, dhe si e aktroi ai rolin e “shkrimtarit” në kampin e Çermës në cilësinë e “agjentit të fjetur” ?

Cila është historia e një romani që u botua nën emrin dhe mbiemrin e tij, më 1965? Si përfundoi romani me titull “Tradhëtia” ( një nga romanet më të mira të letërsisë shqipe me motiv politik dhe historik) nën autorësinë e Kapllanit?  

Mbasi që u botua ky roman në Tiranë, ç’farë ndodhi në Prishtinë gjashtë muaj pas botimit të romanit ?  

Kush ishte profesori dhe intelektuali i jashtëzakonshëm Haki Limani nga Tërnava e Preshevës, i cili u aksidentua për vdekje më, 26 dhjetor të vitit 1965?

Pse u aksidentua për vdekje Hakiu nga dy civilë serbë, e që nuk ishin civil…? Cili ishte rrjeti agjenturorë që e likuidoi Hakiun ?

Pse e likuidoi shërbimi i fshehtë ushtarak KOS (në bashkëpunim me UDB-në) profesorin e letërsisë dhe të gjuhës shqipe Haki Limanin?

Çka fshihej pas eliminimit të Hakiut, vdekja e të cilit zyrtarisht u përkufizua s’i “aksident” komunikacioni?

A shkruante Haki Limani? Apo, cila është e vërteta (historia) e autorësisë së romanit “Tradhëtia”?

Ku, dhe në bashkëpunim me kënd Haki Limani e përgatiti “dorëshkrimin”? Si i grumbulloi të dhënat, faktet, dëshmitë dhe kështu, cila është tematika, përmbajtja, narracioni i  këtij romani…?

S’i ra në lajthitje Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë, në të vërtetë Komiteti Qendror i PPSH-së në relacion me botimin e romanit, ndonëse sjelljet dhe propaganda që zhvillonte aso kohe Kapllani në Shqipëri, logjikisht shkaktonte dilema dhe dyshime publike lidhur me personalitetin e tij…?   

Pas botimit të romanit ( 1965),  si e shfrytëzoi Kapllan Resulbegoviqi “famën” që i solli romani ?  Pse iu shtuan romanit në botimin e dytë (1967) me insistimin e Kapllanit, edhe 133 faqe ? Ku u përgatit, si u plotësua, dhe si u redaktua përmbajtja e romanit të botimit të dytë ?

Pse me urdhër të Komitetit Qendror të PPSH-së, botimi i dytë i romanit u shtyp në 20 000 kopje: 15 000 kopje për lexuesin në Shqipëri dhe 5000 kopje ( ekskluzivisht), për lexuesin shqiptar në Jugosllavi, dhe cilat kopje u futen ilegalisht në Kosovë, Maqedoni etj.  

Pas botimit të dytë të romanit më 1967, Kapllani u bë një nga shkrimtarët më të njohur në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni etj. Si, dhe pse kaloi Kapllani nga roli i “agjentit të fjetur”, kaloi pastaj në rolin e “agjentit aktiv”?

Ç’farë bëri Kapllani në rolin e agjentit aktiv dhe, a e kishte krijuar një rrjet të fshehtë subverziv të bashkëpunëtorëve në Tiranë, e më gjerë ?

Pse e shkroi “Programin dhe Statutin e Frontit Nacional – Çlirimtar të Kosovës” që, kishte për qëllim organizimin e një kryengritje në vitet e 70-ta në Kosovë ? 

Si u përgatitë dhe si e bëri planin Kapllani ( me kënd…? ) për tu arratisur nga Shqipëria dhe për t’u kthyer sërish në Jugosllavi?

Kur u arrestua Kapllani, dhe pse u arrestua…?

Cila është “përmbajtja e letrës” që përgjatë burgut hetues, në të vërtetë, para se të fillonte gjykimi i tij, Kapllani ia drejtoi Enver Hoxhës?

Me sa vite burg u dënua Kapllan Resulbegoviqi ?

Pas daljes nga burgu më 1990, si u shndërrua Kapllani në një “figurë të ndërgjegjes kombëtare shqiptare”, dhe cili ishte presioni politik dhe mediatik për lirimin e Kapllanit nga burgu ?

Cili ishte “Kapllani i vërtetë” pasi doli nga burgu i Burrelit në vitin 1990?

Si u shndërrua pas daljes nga burgu Kapllani, madje në një “mandelë” shqiptarë, ndërsa që ai, thjeshtë, ishte një agjent sekret i zbulimit ushtarak jugosllav KOS ?

Pse Kapllani u largua nga Shqipëria pasi që doli nga burgu dhe zgjodhi Zvicrën, në të vërtetë Gjenevën ku, edhe mori azil politik, ndërkohë që duhej të jetonte dhe të ndante fatin e tij (meqë, “ishte patriot, shkrimtar, i përvuajtur etj.”) në Shqipëri, në Kosovë… ?

Pse Kapllani u kthye në Shkup – Çegran në vitin 1993 ? Pse erdhi në Prishtinë, dhe me kënd u takua? Ku shkoi pastaj, dhe ku u deklarua publikisht se “nuk ishte shqiptar por një serbo-malazias”…?

Cila ishte jeta dhe vepra e mëtejme e Kapllanit mbas vitit 1993, pasi që hapur në Ulqin, pastaj edhe në një intervistë të dhënë në gazetën “Pobjeda” të Podgoricës, kishte deklaruar thjeshtë se nuk ishte një shqiptar, veçse një serbo-malazias?

Ç’farë emra serb u la djalit dhe vajzës së tij: “Arbanit dhe Arbanës” ?   

Si i përçau e hasmoi mes vete shqiptarët Kapllani ? Si i manipuloi rrethet kulturo-letrare për dekada me radhë: në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë ?

Çka tha, çka shkroi, çka botoi kundër shqiptarëve Kapllani për rreth 30 vite pas daljes së tij nga burgu i Burrelit në vitin 1990 ?  Ndër të tjera, çfarë libra shkroi Kapllani në serbisht dhe, ku i botoi ?    

Si e ka mohuar Kapllani kombin shqiptarë në shkrimet e tij, dhe cilat janë “teoritë dhe tezat” e tij tejet mohuese ?

Cila është teza e tij më e rrezikshmja e derisotme: nga të gjithë ideologët dhe pinjollët e nacionalizmit dhe hegjemonizmit serbomadh…?

Çka do të thotë teza e tij ”Diaspora”, e që është teza e fundit me pikëpamje raciste, asimiluese dhe shpërbërëse e kombit shqiptarë nga historia e doktrinës hegjemoniste dhe ekspansioniste serbomadhe ?  

A, është sot duke u zbatuar në terren kjo “tezë”, kuptohet, krahas tezave të mëparshme, si: mohimi, dëbimi, konvertimi, fetarizimi, asimilimi etj. ?     

Si e shkatërroi Kapllan Resuli përmbajtjen e romanit “Tradhëtia” (pahetueshëm), pas vitit 1999? 

Kur vdiq dhe, a vdiq Kapllani si serb Kapllan Buroviqi?

Kush e organizoi ceremoninë mortore, dhe ku u varros Kapllan Buroviqi…?

Në krejt këtë histori, pse figura e Haki Limanit është e madhe, e pazëvendësueshme, pavarësisht fatit të tij tragjik?  

Pse duhet t’i merret autorësia e romanit “Tradhëtia” Kapllani Resulbegoviqit (Buroviqit), dhe t’i kthehet Haki Limanit…? 

Librin mund ta gjeni në librarinë “Toena” në Prishtinë, dhe përmes Autorit, email: [email protected]  

ObserverKult


kapllan resuli

Lexo edhe:

DENONCIM: KAPLLAN RESULI NUK ËSHTË AUTOR I ROMANIT “TRADHTIA”/ NGA KUSH E VODHI?

TI PRANOHET AUTORSIA HAKI LIMANIT

Një ditë inxhinieri në pension, Alush Limani, me vendbanim në Matiçan të Prishtinës, nip i Haki Limanit, më dhuroi librin “Tradhtia e shumëfishtë”, me nëntitullin (Dosja “Haki L. & Kapllan R”) të autorit nga Gjilani, Fehmi Ajvazi, që është botuar në këtë vit (2023).
Haki Limani ka lindur në vitin 1936 në fshatin Tërrnavë të Preshevës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


DO TË MBESIM T’RINJ, POEZI NGA ENVER GJERQEKU

Do ia kthej atë peng me një zog në dorë,
Sa herë një pranverë ta mbyll n’zemrën time,
Sa herë trëndafili t’i çelë në udhtime-
Mikut tim të mirë- n’krye pa kurorë.

Pengu im i vjeshtës – lule skalitur,
Mbi një rrasë mermeri një jetë e paepur,
Që në shembllen në flakë në një kohë të tretur,
Ngelu shkëmb n’cikole me sy t’pavenitur.

Po ia kthej shumë lule vatrës sime t’mbarë,
Që me to t’skalisë vet’llen e blozuar.
Ndjesë tash jeta ime s’ka për të kërkuar.

Mëshira brymë mbi lule, kafshatë për mëkatarë.
Me ball t’hapur n’ag, një peng lindi n’dorë’
Një gjerrdan prej këngësh n’zemër lidhë kurorë…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult