Koleksionisti i librave, Ylli Sula, thotë se libri më i vjetër që ai zotëron, daton që në vitin 1493.
I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fehvziut në Tv Klan, Sula shprehet se libri titullohet “Kronikat e Nurenbergut”, në të cilën përmendet dhe Shqipëria teksa shton se është me ilustrime shumë të bukura.
Ylli Sula: Koleksionoj libra të vjetër, por albanologjikë. Janë të gjithë albanologjikë që kanë lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sa e ke më të vjetrin?
Ylli Sula: 1493.
1493 që ka lidhje me Shqipërinë?
Ylli Sula: Është pjesë e atyre që quheshin, sepse deri më 1 janar 1501, librat quhen inkunabul.
Ai është një libër inkunabul, quhet “Kronikat e Nurenbergut”, një kozmografi për botën, ku përmendet dhe Shqipëria dhe është me ilustrime shumë të bukura.
Ai është më i vjetri./tvklan.al
ObserverKult
Lexo edhe:
MË 30 KORRIK NIS PANAIRI I LIBRIT TË VJETËR, TË RRALLË DHE TË PËRDORUR
Nga 30 korriku deri më 1 gusht, në Prishtinë, organizohet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, edicioni i dytë.
Asociacioni i Letrarëve dhe i Artistëve Art Club “Rifat Kukaj”, organizues i panairit, njofton se gjatë tri ditëve do të ketë edhe ekspozita me temë historike.
Po ashtu diskutime me drejtues institucionesh, me shkrimtarë, punëtori e orë letrare.
Në panair do të paraqiten rreth 1 000 tituj librash të vjetër, të rrallë e të përdorur nga fusha e letërsisë, etnologjisë, etnografisë, antropologjisë, filozofisë, estetikës etj.
Panairi do të mbahet në hollin e Teatrit Kombëtar, ndërsa hapet të premten, në ora 10:00.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult