“Katandisja e Festivalit të RTSH-së”/ Aleksandër Peçi: Punojnë me amatorë…

Foto ilustrim

Kompozitori i mirënjohur dhe “Artisti i Merituar”, Aleksandër Peçi është ndalur në emisionin “Pas Mesnate” dhe te Festivali i Radio Televizionit Shqiptar.

Ai ka deklaruar se në këtë festival, këngëtari do që t’i bëjë të gjitha si këngëtarin, si kompozitorin dhe autorin, prandaj duhet të merren masa, pasi është një gabim i jashtëzakonshëm.

Peçi ka theksuar se këngës duhet t’i kthehet institucioni i veçantë i RTSH-së sepse i bëjnë me amator.

“Kjo është e keqe se këtu duan t’i bëjnë të gjitha, edhe këngëtaret duan të bëhen kompozitor, por nuk mund të bëhen dot. ‘Me tana, me tana t’i kam fal’, s’ka as muzikë, as tekst, as poezi, s’ke vetëm vokalin të mirë të këngëtarit. Është gabim i jashtëzakonshëm. Këngës duhet t’i kthehet institucioni i veçantë i RTSH sepse i bëjnë me amator, por dhe me këto festivalet e tjera të këngës që bëhen, duhet t’i kthehet profesionisti”, u shpreh kompozitori Aleksandër Peçi./abcnews.al

Videon me deklaratën e Aleksandër Peçit mund ta shihni duke klikuar KËTU

ObserverKult

Aleksandër Peçi

Lexo edhe:

ÇKA ËSHTË LUMTURIA?, JA SI PËRGJIGJEJ TINA TURNER

“Lumturia je ti!” nga Tina Turner

“E di se njerëzit, në të katër anët, ngado ku kam shkuar, gjatë udhëtimeve të mia, kanë një dëshirë të përbashkët: të arrijnë lumturinë e qëndrueshme.

Secili prej nesh dëshiron të jetë i lumtur. Kërkimi i lumturisë është një instinkt thelbësor që e tejkalon besimin dhe kulturën. Gjithçka që njerëzit thonë ose bëjnë lidhet me bindjen, ndonëse shpesh të pandërgjegjshme se veprimet e tyre do t’i çojnë drejt lumturisë….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU