Lidhja më e mirë është ajo në të cilën dashuria për njëri-tjetrin e tejkalon nevojën për njëri-tjetrin

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Ekzistojnë dy lloj të njerëzve në këtë botë: ata që duan të dinë dhe ata që duan të besojnë./Friedrich Nietzsche

Ti japësh kënaqësi një zemre me një veprim të vetëm është shumë më e mirë se sa njëqind koka të përulura duke u lutur./Mahatma Gandhi

Një pesimist është dikush që ankohet për zhurmën kur mundësia troket në derë./Oscar Wilde

Arti e pastron nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme./Pablo Picasso

Kur njëra derë e lumturisë mbyllet, një derë tjetër hapet; por shpesh ne shikojmë shumë gjatë në derën e mbyllur dhe nuk e shohim që ka qenë e hapur për ne./Helen Keller

Mos harroni se lidhja më e mirë është ajo në të cilën dashuria për njëri-tjetrin e tejkalon nevojën për njëri-tjetrin./Dalai Lama

Gjithmonë bëje atë që ke frikë ta bësh./Ralph Waldo Emerson

I dua ata që mund të qeshin në vështirësi./Leonardo Da Vinçi

Paragjykimet janë ato që budallenjtë i përdorin në vend të arsyes./Voltaire

Unë u flas të gjithëve në mënyrën e njëjtë, pavarësisht nëse është pastrues rrugësh ose president universiteti./Albert Einstein

ObserverKult

————————————————–

LEXO EDHE: BENEDETTI: NUK E KISHA IMAGJINUAR KURRË QË LUMTURIA MUND TË SILLTE KAQ TRISHTIM

ObserverKult ua sjell disa nga thënie të shkrimtarit, Mario Benedetti:

Nganjëherë fjalët e mia bëhen të holla si era dhe luajnë me flokët e tu.

Ndjenja e fajit i jep më shumë shije mëkatit.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë që lumturia mund të sillte kaq trishtim.

Edhe ne, ashtu si uji që rrjedh, jemi kalimtarë në kërkim të një deti.

Sa shumë gjëra dimë që shkojnë përtej fjalëve.

Fëmijëria është një privilegj i pleqërisë. Nuk di përse e kujtoj tani më qartë se kurrë.