Me këngën “Vajzë moj, lule moj” Liliana Kondakçiu, mori pjesë në edicionin e 22-të të Festivalit të RTSH-së, me tekst të Adelina Balashit dhe muzikë të Luan Zhegut.
Pikoi vesa e mëngjesit,
Hapi dielli syrin e zjarrtë
Nëpër fushë ç’ta ndieva hapin,
Shoqe moj!
Bëj të them një fjalë të ëmbël,
Po ti ikën bëhesh erë,
Rend e qesh por si një flutur
Nëpër fushën tonë të gjerë.
Do të vij si fllad i majit,
Do të gjej, moj lule fushe
Faqet ç’t’u bënë flakë të
kuqe,
kur të thashë do të marr nuse.
Në mes shoqesh ty të gjeta,
Gruri i artë dallgëzonte,
Nëpër fushë ç’ta ndjeva zënë,
Shoqe moj!
ObserverKult
Lexo edhe:
Çdo vit ajo është shpërblyer me çmime në Festivalet e Interpretuesve. Kujtojmë edhe Festivalet e Pranverës me këngët: “Erdhën dallandyshet”, “Pranvera e jetës sonë”, “Mall”, “E shtrejta toka ime”.
Është e njohur edhe për interpretimin e shumë kolonave zanore të filmave shqiptarë si: “Udhëtim në pranverë”, “Kur po xhirohej një film”, “Një vonesë e vogël”, “Fejesa e Blertës”, “Kur bien maskat”, “Ëndërr për një karrige” etj. Liliana ka interpretuar edhe në dy filma shqiptarë.
Në filmin “Udhëtim në pranverë”, ajo interpreton rolin kryesor të një këngëtareje të quajtur Valbona. Nga ky film kanë dalë edhe dy hite tjera të Lilianës si: “Udhëtim në pranverë” në duet me Avni Mulën dhe kënga tjetër “Jam nga e gjithë Shqipëria”.
——————-
Lexo edhe:
“LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI”