Liliana Kondakçi & Luan Zhegu: Në krahun tënd mbështetem… (teksti dhe kënga)

Një ditë e re po zgjohet
Dhe tok me të një dashuri
Gëzimin tonë përcjellin
Në rrugë, në rrugë me mijëra sy.

Si zogjtë me cicërima
Lodrojnë vogëlushët në shtëpi
Përtej dritares hapen
Një diell, një jetë, një kaltërsi.

Me dashurinë e madhe si det
Që rritet nën qiellin pa re
Me ëndrra në jetë ngarkuar të dy
Një dallgë plot dritë jemi ne.

Në krahun tënd mbështetem
Tek unë, tek unë mbështetu ti
Dhe dora mbi fëmijët
Si mbi të ardhmen tonë rri.

Si zogjtë me cicërima
Lodrojnë vogëlushët në shtëpi
Përtej dritares hapen
Një diell, një jetë, një kaltërsi.

ObserverKult

————–

Lexo edhe:

Luan Zhegu & Liliana Kondakçi: Dhe dashuri lindin tek ne (teksti dhe kënga)