“Lilith”, poezi nga Lucilla Trapazzo


Murgeshat na treguan për një demon që priste para pasqyrës me buzëkuq në dorë

sa e lezetshme është ajo buzëqeshje
e trazuar në përgjigje të dorës sime
të merakosur

murgeshat treguan për një kohë pa fillim në të cilën hamendësimi më i madh
ishte e vetmja vazhdimësi

murgeshat iu përgjigjën me një shenjë durimi kundërshtimit tim
se një sistem i përjetshëm është një analoge e zbehtë dhe e largët
se hapësira dhe koha kanë një fillim dhe një fund

në dymbëdhjetë e gjysmë të drekës murgeshat shpërndanë
makarona me salcë
të zbërdhulët.

flutura të vogla të buta në pirgun e vrullshëm ato po, të qëndrueshme

pastaj motrat përplasën duart të kënaqura me tenxheren bosh

Unë përkundrazi boshllëkun e ndieja në bark blinduar nga balta e mëkatit
të zanafillës

bekuar qoftë rebelja e parë e madhërishme e pamposhtur
hyjnesha e dy hënave, JO – ja e parë e ndritshme

dhe sa etje në kafshimin e mollës, sa uri përtej lutjeve absolute
të shkuara nëpër mend

nuk mund të shfajësohet ai që nuk pendohet*
Kush e di nëse liqeni blu dhe i qetuar

i fshehur në sytë e Kryemurgeshës varrosur në dyshimin e mishit të saj shterp të plugohej.

* Dante, Komedia Hyjnore – Nëse, XXVII 11

Përktheu në shqip Dashamir Malo

ObserverKult


Lexo edhe:

DASHAMIR MALO: SHUMË BURRA KALUAN PREJ SHTRATIT TË PENELOPËS