Liljana Kondakçi: Pranvera e jetës sonë…(teksti dhe kënga)

Në degë sythë çelin, dhe pemët u veshën
me gjelbërim si asnjëherë
n`atdheun tonë të dashur
sa bukur që nisi, me mijëra lule kjo pranverë.

Kur çelin lule nëpër pemë,
kudo e shkruajnë emrin tënd
dhe vargjet shtohen në poemë
dhe notat derdhën nëpër këngë
në sytë e fëmijëve tanë,
blerimin tënd e shoh gjithmonë
ndaj ne të kemi ty kaq pranë,
një sinonim të jetës sonë.

Motivi më i dashur moj stinë e bukur je,
pranvera e vetë jetës sonë të re.

Vogëlushë nëpër fusha
me zëra gazmorë
me ty një det me melodi
poetë të bërë pa dashur, kjo stinë e jetës,
kjo simfoni e vendit tim të ri.

ObserverKult