Lindita Agolli: Do ikësh…

lindita agolli

Do ikësh
Por flokëve të mi do tu mungojë foleja
Ku bashkë me dëshirat
U strukën net psherëtimash
Dhe këngë të hershme.

Do ikësh
Por ishujve të trupit tim do tu mungojë dora
Që zbuti ulkonjën e pyllit
Dhe majat e kodrave të bardha ledhatoi
Nga ku u derdh ofshama.

Do ikësh
E bashkë me ty
Kuptimi do mbetet në udhë
Ndarë përgjysëm …

ObserverKult

Lexo edhe:

_________________________


HELENA KADARE RRËFEN: BISEDA E FUNDIT ME SADIJE AGOLLIN DHE PREMTIMI I PAMBAJTUR