
Këshilli i Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë ka emëruar Këshillin Drejtues dhe drejtorinë e re të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Profesoresha Lindita Sejdiu Rugova është zgjedhur drejtoreshë e Seminarit për një mandat dyvjeçar.
“Profesoresha Lindita Sejdiu Rugova është zgjedhur drejtoreshë e Seminarit për një mandat dyvjeçar. Sejdiu Rugova ka përvojë 23-vjeçare në organizimin e drejtpërdrejtë të aktiviteteve të Seminarit”, thuhet në njoftim.
Sekretar shkencor nga Këshilli i Seminarit u propozua Muhamed Çitaku, kurse anëtarë të Këshillit u zgjodhën profesorët: Bardh Rugova, Avdi Visoka, Gëzim Qerimi, Shpëtim Elezi, dhe Zahrije Kapllanaj.
Sekretare profesionale u emëruan Liridona Bërkolli dhe Donika Elezkurtaj Bërveniku.
ObserverKult
Lexo edhe: