Linditë Ramushi Dushku: Asht kangë e vjetër

Ju ftojmë të lexoni poezinë “Asht kangë e vjetër” të poetes, Linditë Ramushi Dushku!


Kanga jem asht vaji zemrës që i lëshon udhë veç syve t’ndritun me e pa dashninë.

N’ikje
fryma me rri ngulfatun
tash që kanga jem është vaji jot
thinja e parë në flokët e mija
shkon erës kah vjen zani
tu kërku përtej resh çdo grimcë arome temen.

Asht kang e vjetër
nja që e di fyelli melodinë
e nja, udhëtari i kohës që endet udhëve t’këtij universi
dyert i qel me shu çdo gja, a me shti fill.

Ti vjen saherë
prej t’disaten herë mendjesh
nashta edhe rrotullue n’paralel
me i mësu fjalët
me i knu kangët
me i nal luftnat
…nashta edhe ma shumë njerëz me knue.

Me jetue.
Asht kanga e vjetër
ninulla e gjumit knue veshit
kur n’ikje janë vec mendimet,
asht kanga e vjetër n’kohën kur do me nis e kaluemja tu e pa sytë që shohin dashninë
atehere do t’jesh aty,
ki me ba atë çka koha grryen
siç grryejn gurët këtij qyteti pa sens!

ObserverKult

Lexo edhe:

XHELAL ADEMI: VAZHDOJ TË PRES DHE SA JAM LODHUR…