Ikona “ Lindja e Krishtit” bën pjesë në ciklin e ikonave të Festive të Mëdha dhe është pikturuar për ikonostasin e kishës së Shën Kollit në Rehovë.
Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë bën të ditur se ikona është pikturuar në shekullin e XIX dhe tashmë ekspozohet së bashku me ikonostasin e kësaj kishe në njërin prej ambienteve më të bukura të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.
Në anën e djathtë të ikonës paraqiten njerëzit e ditur, magët të cilët të udhëhequr nga ylli arrijnë në vendin e ngjarjes së madhe.
Në duar ata mbajnë dhuratat për Jezusin e sapolindur. Mbi foshnjën e sapolindur paraqitet ylli që bie dhe ndriçon grazhdin. Ky është një fenomen kozmik që sjell nga bota sipër nesh lajmin e lindjes së një “qiellori mbi tokë”./ATSH