“Çezma me kupolë” ose “Kroi i Selckës” monument kulture, unik në llojin e vet

“Çezma me kupolë” ose “Kroi i Selckës” ndodhet në fshatin Selckë dhe është monument kulture, kategoria e parë, i shpallur me nr. vendimi 786/1 dhe datë, 05.11.1984 nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës (Drejtoria e kulturës) e asaj kohe.

Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër së fundmi ka dhënë disa detaje lidhur me këtë krua.

Ky krua ka një volum kubik transparent me tre qemere anësore,i cili mbulohet me një kupolë sferike guri. Uji del në murin verior pas të cilit ndodhet rezervuari i grumbullimit të ujit nga burimi.

Volumi që mbulon krojet (4,85 x 5 m) është punuar me mure me gurë gëlqeror pak a shumë të gdhendur.

Kroi ka afër tij dhe një bend për mbledhjen e ujit dhe më pas për tu përdorur në vaditje.

Kroi me kupolë është realizuar me material guri dhe lidhës llaç gëlqere por gjithashtu ka përdorimin e brezave të drurit të cilët vendosen në brendi të tij dhe lidhin faqen e jashtme me atë të brendshme.

Ky krua është unik në llojin e vet pasi është i vetmi në krahinën jugore i mbuluar me kupolë dhe thuhet se është vepër e mjeshtërve Lunxhot.

E sipas historianit Pouqueville, Lunxhotët ishin përgjegjës për kanalizimet dhe furnizimet e Stambollit.

Përndryshe, Gryka e Selckës është shtegu i vetëm për të udhëtuar nga Lugina e Drinos në krahinat malore të Pogonit e Zagorisë.

ObserverKult


Xhelal Ademi
Xhelal Ademi

Lexo edhe:

XHELAL ADEMI: TI S’ERDHE!

Poezi nga Xhelal Ademi


Një shteg të vetëm si nuk e gjete
Po sa i madh ky gjumë
Veç ndjenjat t’merrje aty me vete
S’më duhej gjë më shumë

S’ka gjë se velat n’atë anije
Aq grisur s’kanë peshë
Së paku n’ëndërr le të më vije
Nën një jorgan prej reshë.

Mos vallë premtimi që pate mbjellur
Të vdiq aty në gji
Se ndryshe udha do t’kishte sjellur
Dhe në rrebesh me shi.

Me hark ndjesie të ngreje urë
Kur vjeshta pemët zhveshi
Ska gjë, qyteti le t’kishte prurë
Të gjith’ lumejt te sheshi.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult