Liqeni i Bajkalit, “deti i shenjtë” i Siberisë

I madh si një det dhe i thellë sa një hendek oqeani, liqeni Bajkal në Rusi është një nga mrekullitë natyrore të botës.

Me një sipërfaqe më të madhe se Belgjika. Liqeni përmban gati një të katërtën e të gjithë ujërave të ëmbla në botë.

Pellgu masiv i tij është aq i madh sa që të gjithë lumenjve në planet do t’u duhej një vit i tërë për ta mbushur atë.

SHIKO EDHE: BUKURITË E KOSOVËS: LIQENI I VASILEVËS (VIDEO)

Pavarësisht kërcënimeve nga tubacionet e naftës dhe aktiviteteve të tjera njerëzore, liqeni Bajkal mbetet kryesisht i pacenuar. Me një ekologji jo të rrezikuar nga ndotja e mjedisit. Kjo edhe për shkak të madhësisë së tij. Si dhe vendndodhjes së largët.

Me florën, faunën dhe kulturën unike të vendasve lokalë, “deti” i shenjtë i Siberisë tërheq në çdo sezon artistë. Fotografë dhe turistë nga e gjithë bota./a2news.com