Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila, e arrestuar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e djeshme nga burgu.
Lajmi është konfirmuar nga daja i saj avokati Saimir Visha në Syri tv. Visha theksoi se ai ka drekuar gjatë ditës së djeshme me Lilën dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha.
Kujtojmë se këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
Lexo edhe:
DIVA ELSA LILA DHE SHQIPTARËT MORALISTË QË E GJUAJNË ME GURË
Elsa Lila është diva. Fiton festivalin fëmijë. Si moshatar e kam adhuruar asokohe dhe kisha dëshirë të mund të flisja me të, i bindur se rezononim e ndanim të njëjtën dashuri për artin.
Pastaj e fiton prapë. Festivalin e radio televizionit. Pastaj shkon në Sanremo, kualifikohet, dhe Valeria dhe Elsa pushtuan Italinë, dhe bënë tërë shqiptarët të ishin krenarë. Për të kushedisatën herë. Jam krenar që jam shqiptar dhe Elsa Lila shkëlqen në Sanremo. (shkëlqim prej vërteti, jo qesharak, plastik, logorreik si kemi parë të ndodhë gjithashtu këto kohë)
Pastaj shkëlqen si prezantuese e festivalit. Këngët që kënduan Elsa dhe Pirro u dashuruan, u dedikuan, u stërdëgjuan, u kënduan, dhe zunë vend në regjistrin mendor dhe emocional shqiptar.
Pastaj pamë Elsën si trainere, pasionin, çiltërsinë, grintën, çmendurinë e një artisteje.
Dhe gjithmonë të tërë ishim krenarë për Elsa Lilën. Elsa e adhurueshme dhe artiste si gjithmonë.
Por, sapo Elsa ndodhet në një situatë personale të vështirë dhe shumë të rëndë për çdo njeri, kam parë nga momenti i lajmit, shumë shqiptarë, të cënuar, të prekur, të ndjeshëm, kam parë shumë ironi, paragjykim, tallje, fjalë kot në ajër, që janë pozicionuar, moralizojnë, tregojnë me gisht, gjuajnë me gurë, gati për ta mbytur Elsën sepse u prishi moralin e lartë albanez, i zhgënjeu, i skandalizoi, i fyeu, u nxorri bojën para italianëve.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU