Liza Laska, artistja që gdhendi në teatër dhe kinematografi, figurën e nënës labe

Liza Laska u lind në qytetin e Vlorës më 6 shkurt 1926.

Qysh në rini u dallua për talentin e saj dhe në vitin 1946 filloi punë në Teatrin Popullor në Tiranë.

Më pas shkoi në Korçë, ku ishte aktore themeluese e teatrit profesionist të këtij qyteti, duke luajtur role kryesore, deri më vitin 1962.

Nga ky vit ajo u bë një nga aktoret e para, që formuan trupën e Teatrit Profesionist të Vlorës.

Punoi aty deri sa doli në pension, duke qenë aktore e parë dhe duke mbajtur peshën më të madhe të roleve femra, me mbi 60 role të tilla.

Ka luajtur mbi 22 role në filma shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër.

Ka spikatur posaçërisht në rolet e nënave epike, që vuajnë dhe pësojnë halle e humbje të mëdha tragjike për bijtë e tyre të rënë për liri, po kështu, gra të vuajtura e fatkeqe, që durojnë me stoicizëm pasojat e një jete nën dhunë apo me liri të kufizuar: gra të emancipuara apo nëna e gjyshe të dashura.

Në shfaqjet: “Fundosja e skuadrës”, “Sinjali i kuq”, “Lidhur si fishekë gjerdani”, “Fytyra e dytë”, “Jatagani”, “Familja e peshkatarit”, “Luani i shtëpisë”, “Rruga Budi 723”, “Nëntori i flamurit”, “Sakrifica” etj.

Përveç roleve kryesore, Liza Laska ka mishëruar me mjeshtëri edhe një sërë rolesh të dyta dhe episodike, duke gjurmuar tipa e karaktere jetësore me një origjinalitet të spikatur.

Loja e saj shquhej për vërtetësi, realizëm të thellë, forcë e pështjellim emocional, për dramacitet e tragjizëm; herë-herë ajo përshkohej edhe nga tonet lirike e poetike, ku binin në sy finesa e sjelljeve dhe brishtësia e ndjenjave.

Zotëronte një zë të ngrohtë, të butë, melodioz, me një tingëllim e intonacion të pastër të së folurës labe.

Krahas roleve në teatër, Laska ka interpretuar edhe 13 role të ndryshme në kinematografi si; nëna te “Shtigje lufte” (1974), Mara te “Dimri i fundit” (1976), me të cilin ka fituar “Medaljonin e Festivalit”, pastruesja te “Lulëkuqe mbi mur” (1976).

Po ashtu nëna e Belulit te “Guna mbi tela” (1977), Evgjenia te “Në prag të lirisë” (1981), nëna te “Vendimi” (1984), hallë Sofia te “Gurët e shtëpisë sime” (1985), shoqja e Bonit te “Vdekja e burrit”(1992) etj. Mban titullin “Artiste e Merituar”.

/aktoretshqiptare.com

ObserverKult


fahredin gunga

Lexo edhe:

FAHREDIN GUNGA: DASHURIA DHE ESHTRAT

Eshtrat e kanë
dashurinë e kaltërirave të pafund.

Eshtrat e kanë dashurinë e ujqve të uritur.

Eshtrat e kanë
dashurinë e shkëmbinjve të mençur.

O, edhe eshtrat
kanë dashuri, më besoni,
edhe eshtrat kanë dashuri.

2.
Eshtrat janë
vallëzuesit e mallkimit.

Eshtrat
(në lojën e tyre
të çmendur)-
janë krahnezët e lehonave
që lindin fëmijë
të paemër,

Eshtrat
janë miqtë e flakës-

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult