Më 22 maj të vitit 1910, në Sevastopol të Rusisë në një familje emigrantësh shqiptarë me origjinë nga Korça, lindi Lola Gjoka, pianistja e parë shqiptare.
Gjoka kishte marrë çmimin “Artiste e Merituar” për merita si artiste e veprimtare artistike më 1966 dhe titullin “Artiste e Popullit” në vitin 1978, për veprimtari të shquara si pedagoge pianiste dhe përpunuese e këngës popullore.
Pianistja Lola Gjoka është një nga figurat shumëdimensionale në historinë e artit tonë muzikor shqiptar. Ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve të para artistike, duke punuar me përkushtim paralelisht edhe në formimin e artistëve të rinj.
Lola Gjoka ka dhënë ndihmesë të vyer edhe në përkthimin e dy operave të para, “Rusalka” dhe “Ivani Susanjin”.
Pasuria dhe dashuria për muzikën vokale e në veçanti për këngën popullore, ka ushqyer gjithmonë shpirtin e saj krijues. Me elegancën dhe temperamentin që e karakterizonte, ajo krijoi dhe interpretoi Suitën për piano e orkestër harqesh për Koncertet e majit 1978.
Por sigurisht që thesari më i çmuar që na ka lënë është libri “50 këngë të përpunuara”, botuar pas vdekjes. Vdiq më 6 tetor të vitit 1985 në Tiranë.
ObserverKult
LEXO EDHE:
Histori e dhimbshme: Pianistja e njohur rrëfen për vuajtjet që i përjetoi familja e saj në diktaturë
Lexo edhe:
NUK DUHET TË PRITNI PËR TË MARRË DIÇKA SI SHKËMBIM PASI KJO ATËHERË S’ËSHTË DASHURI
Leo Buscaglia është autor dhe sociolog i famshëm amerikan i shekullit të XX. Ai ka lindur në vitin 1924 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1998.
Nga Buscaglia janë përkthyer në shqip librat si: “Dashuri” dhe “Çifti i dashuruar”.
ObserverKult ua sjell disa thënie të Leo Buscaglia:
Mendojmë se të jesh i rritur do të thotë të jesh i pavarur e të mos kesh nevojë për askënd. Ja përse të gjithë po vdesim prej vetmisë.
Është ngjashmëria që na bashkon, por është e reja që na mban bashkë.
Ne bëhemi vërtet njerëzorë vetëm kur hapim krahët dhe rrezikojmë duke iu besuar të tjerëve.
Nëse jeni të gjallë, nëse e përshkoni botën me hapa kërcimi, duke bërë gjëra të çmendura, bëheni magjepsës e mbeteni magjepsës.
Kini kujdes me ëndrrat tuaja sepse mund të realizohen.
Po të dashurosh, rrezikon të mos marrësh dashurinë si këmbim. Edhe kjo është e drejtë. Por ju nuk dashuroni për të marrë diçka si shkëmbim, ndryshe nuk mund të quhet dashuri.
Të lejosh të të ikë dashuria është të lejosh të të ikë jeta.
Qëllimi i arsimit nuk është që të mbushemi me fakte, por të mund të kuptojmë dhuntinë tonë të veçantë.
ObserverKult