Teksti: Bardhyl Londo
Muzika: Tish Daija
Stinë e bukur ishte kur t’njoha ty,
Mes njerëzve të qeshur,
Anës detit ecnim bashkë ne të dy.
Verë e bukur ishte ditën s’e di,
Sa doja t’vrapoja,
Valët si zambak t’i mblidhja për ty.
Ditët që na presin ne,
porsi zambakë të bardhë,
Që çelin dallgëve, dallgëve.
Rritur-o në tokën tonë,
Me diellin e pranverës,
Që lulëzon tek ne.
ObserverKult