Luan Zhegu: Kur jemi bashkë…(Teksti dhe kënga)

Luan Zhegu është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore.

I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë edhe titullin “Mjeshtër i madh i skenës”.

Ai mori pjesë në shumë edicione të Festivalit të Këngës në RTSH, por edhe në festivalin “Kur vjen pranvera”.

Në vazhdim e gjeni tekstin dhe videon e këngës “Kur jemi bashkë të dy”. Tekstin e kësaj kënge e ka bërë Jorgo Papingji, ndërsa muzikën Aleksandër Lalo.

Kur zbardh agimi
përherë unë ty të pres
bashkë me shoqet
të shoh dhe ty

dhe dielli lind më shpejt
dhe gazi zemrën ndez
kur shihemi të dy
dhe dielli lind më shpejt

dhe gazi zemrën ndez
kur shihemi të dy.

mbrëmjeve parkut
shëtisim bashkë të dy
dhe flladi flokët
na përkëdhel

kur vellon nata hedh,
mes dritash unë e ti
ne pranë e pranë të dy
dielli lind ditë e re përshëndet
jetë e re vrulli i saj më fton tek ty.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

——————————————————–

Lexo edhe:

LUAN ZHEGU: MOS IK… (TEKSTI DHE KËNGA)

Ti trokite tek dera
apo ish dimri vallë?
Imazhi yt më shfaqet
përpara ngadalë.

Të pyes një çast: ”Më do?”,
ti s’më thua një fjalë,
veçse skuqesh lehtë
dhe bën të ikësh larg.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult